Kronikë

Akuzoi ish-kryepolicin e Shkodrës se e emëroi krimi, Gazment Bardhi shpallet i pafajshëm! GJKKO pushon çështjen

14 Shkurt, 09:59| Përditesimi: 14 Shkurt, 11:20

  • Share

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi është shpallur i pafajshëm nga GJKKO pasi u kallëzua nga ish-kryepolici i Shkodrës për shpifje. Padia erdhi pasi Bardhi akuzoi në Kuvend ish-kryepolicin e Shkodrës, Edmond Sulaj se ishte emëruar në detyrë nga eksponentë të krimit.

Ndonëse, Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtor të Bardhit, gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi deklarimin e pafajshëm si edhe pushimin e çështjes. Avokati i Bardhit, Marash Logu në një prononcim për mediat tha se pas padive fshihet Belinda Balluku dhe Edi Rama.

“Dumani thonte këto biseda ekzistojnë, prokurori kërkoi të deklarohet fajtor. Por fatmirësisht gjykata iu referua ligjit dhe provave dhe vendosi të deklarojë të pafajshëm Bardhin, duke provuar se as nuk shpif dhe as nuk fyen por ju referohet vetëm fakteve. Kam një apel për Ramën me porosi të Bardhit, siç e kam bërë për Ballukun. Balluku fshihet dhe keqpërdor vartësit e OSHEE dhe KESH për të mos u përballur me akuzat dhe vjedhjen.

Padia që ka depozituar KESH është njësoj si OSHEE. Gjykata ka njoftuar që jemi duke hetuar mbi bazën e kallëzimit që Bardhi ka bërë mbi KESH dhe OSHEE ata vazhdojnë të insistojnë mbi të njëjtat [pretendime. Presin të kenë të njëjtin fat, jo vetëm ajo, të gjitha paditë që bëhen ndaj Bardhit, këtë e them edhe si këshilltar ligjor, do kenë të njëjtin fat. As nuk shpifim, as nuk gënjejmë por i referohemi fakteve  e dokumenteve zyrtare. E ftojmë që në betejën e radhës të mos vijë, Sulaj, KESH e OSHEE, po Rama dhe Balluku. Se ata janë përgjegjësit e vërtetë”, tha avokati Marash Logu.

Në seancën parlamentare të 12 shtatorit 2024, Gazment Bardhi lexoi disa përgjime në SkyECC, kur pretendoi se Pëllumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegaj, të arrestuar për dosjen Metamorfoza, flisnin për emërimin e “Mondit”, i cili sipas tij u duhej një dimër aty. Sipas Bardhit, flisnin për Edmond Sulajn, i cili u emërua 1 muaj më vonë në detyrë. Por në fakt biseda i përkiste vitit 2021, ndërsa Sulaj u emërua si kryepolic I Shkodrës në tetor 2023, 2 vite pasi SkyECC nuk ekzistonte më.

“Kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër. Është përfaqësuesi i një prej bandave më të rrezikshme në vend”, kështu deklaroi Gazment Bardhi më 12 shtator 2024.

Për këto deklarata të rënda, mbrojtja ligjore e Edmond Sulës kërkoi dënim ndaj Gazment Bardhit pasi me shpifje ka njollosur karrierën 28-vjeçare të një efektivi policie, por i kanë sjellë edhe pasoja familjare. Por, GJKKO e shpalli të pafajshëm. 

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Delinquenti: 15/02/2025 08:01

    Se Bardha nuk ka faj ATEHERE PLASENI NE BURG KET ZOTRINE SE KENI NDERMEN ME BO SHTET DHE SE PO PATET BYÇ SE BYT... NUK KENI gjys te verteta dhe gjys rrena ose futja kot nuk ka. Me kete historine qe SPAKUN e krijoi PS eshte mire te mos e thone mo se vetem budallalliqe po bon dhe se na krijut nji gjo vetem per keto budallalliqe mo mir pa SPAK SE ME SPAK duke kap vetem hajdut pulash po lerini edhe ato jashte se nuk shpeton Shqiperia nga hajdutet e pulave KANE QENE JANE DHE DO TE JENE GJITHMONE HAJDUTAT E PULAVE VETEM SHPENZIME KA SHTETI NGA KJO KATEGORI. KAPNI KOKAT O SPAK ....

    Përgjigju
  • Iris: 15/02/2025 01:51

    F.Davidhi ishte po e njejta gjyqetare qe nxorri Berishen nga arresti shtepiak,s.d.q nese nuk eshte ky /Mondi/,pra Edmond Sulaj,atehere kush na qenka ky /Mondi/ misterioz qe favorizoka kriminelet? Eshte pjese e policise se Shkodres,apo ka qene ne ndonje qytet/zone tjeter dhe i ka dale fama mes krimineleve si njeri i tyre e duhej sjelle aty,apo deshirohej te ishte aty prej krimineleve? Ky /kale Troje/ mund te jete akoma diku,akoma /i fjetur/,akoma /aktiv/!

    Përgjigju
  • sifi: 14/02/2025 21:49

    Ne rast se Gaz Bardhi eshte i oafajshem nga Davidhja atehere ta vertetoj se Mondi eshte ish drejtiri ipolicise Shkodrr ose dihet te largohet nga GjKO

    Përgjigju
  • Laluci: 14/02/2025 19:22

    Kjo babicka do jet peng nga berisha sepse ska mundesi qe eshte hera e dyte qe gjykon ne favor te saliut

    Përgjigju
  • Meri: 14/02/2025 12:59

    Atëhere Gjyqëtarja duhet të vërtetoj qē akuzat jan të verteta,dhe Ministri duhet të pērgjigje para drejtësis.

    Përgjigju
  • Shaipo: 14/02/2025 10:45

    Po si pushohet ceshtja kur bardhi e tha ne parliament dhe e pa e degjuan gjith shqipetaret tani e tregoi se kush e ka kapur Ghjkko se Kane frik nga berisha se I ka ne forever per demet e vjedhjet qe Kane bere

    Përgjigju
  • Endri: 14/02/2025 10:33

    Pra kjo do te thote, qe akuzat jane te verteta?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?