GJKKO

Kronikë

Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit! Mungoi gjyqtarja

20 Maj, 13:18| Përditesimi: 20 Maj, 13:20

  • Share

Shtyhet seanca mes deputetes demokrate Albana Vokshi, dhe biznesmenes Vilma Nushi në Gjykatën e Posaçme. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e gjyqtares Etleva Deda.

Seanca e radhës u la më 29 maj në orën 09:00, ku SPAK pritet të mbajë qëndrim lidhur me pretendimet e Nushit se deklaratat e Vokshit për përfitime të paligjshme në tendera janë të pabaza, duke i kërkuar gjykatës të shpallë fajtore deputeten për akuzën e shpifjes.

Ndërkohë Vokshi nga ana tjetër, pretendon se denoncimet e saj qëndrojnë, madje çdo denoncim e ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?