Kronikë

Gjyqi për shpifje mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit! Më 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare

19 Qershor, 08:37| Përditesimi: 20 Qershor, 12:40

  • Share

TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme ka përfunduar seanca për shqyrtimit gjyqësor të padisë për shpifje mes Albana Vokshit e Vilma Nushit.

Në 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare. Këtë të enjte (19 qershor) SPAK paraqiti një dokument që provonte se kallëzimi i Vokshit në 2020 për koncesionin Check Up, është regjistruar dhe po hetohet prej 5 vitesh.

GJKKO u vendos në lëvizje pas padisë për shpifje të biznesmenes Vilma Nushi, ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, lidhur me deklaratat që kjo e fundit ka bërë në komisionin hetimor paralamentar në adresë të saj.

Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshin për veprën penale të “Shpifjes”.

Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total dhe jo 130 milionë euro, siç ka akuzuar Vokshi.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?