Të shtënat jashtë gjykatës në Bielefeld, Gjermani

Sport
Bota

Gjyqi për vrasjen e boksierit Besar Nimani, tre të plagosur me armë zjarri jashtë gjykatës në Gjermani! Njëri rëndë, kapet një nga autorët

26 Shkurt, 15:27| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:50

  • Share

GJERMANI - Raportohet për të paktën tre të plagosur jashtë gjykatës në qytetin e Bielefeldit në Gjermani këtë të mërkurë (26 shkurt), ku u mbajt seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani, i vrarë në datën 9 mars 2024 në qytetin e Bielefeldit. Huseyin Akkurt po gjykohet për vrasjen e Nimanit.

Të shtënat nisën rreth orës 13:30 me kohë lokale, pas përfundimit të seancës të së mërkurën. Raportohet se tre plumba u shkrepën 150 metra larg gjykatës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se të paktën dy pjesëtarë të familjes së të akuzuarit u qëlluan, njëri prej tyre u plagos në këmbë e tjetri në gjoks dhe është në gjendje të rëndë. Ndërkohë gazeta “Neue Westfalische” raporton për të paktën tre të plagosur.

Raportohet se një nga të dyshuarit për sulmin e të mërkurës është arrestuar, ndërsa një tjetër është në arrati.

Arrestimi i autorit të dyshuar të të shtënave

Seanca e të mërkurës nisi në ora 9:00. Hyseyin Akkurt po akuzohet për vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar. Ai u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel.

Dyshohet se ai së bashku me Aymand Dawoud Kirit (33), që është në arrati, e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata shkrepën 16 plumba në drejtim të boksierit shqiptar që vdiq në vendin e ngjarjes.

Besar Nimani dhe vendi i vrasjes

Hüseyin Akkurt, njëri nga vrasësit e dyshuar

S.Dh/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 26/02/2025 15:56

    Po zbatonkan kanunin ne Gjermani, bravo.

    Përgjigju
    • O mirgatooo: 26/02/2025 16:35

      Nuk ta fal kush gjakun ku do qete jete mbrenda vendor dhe jasht vendit

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?