18-vjeçarja nga Minneapolis, e cila filmoi video me telefonin e saj celular të arrestimit dhe vrasjes së George Floyd, një video që provokoi protesta masive në të gjithë SHBA-në, nuk mund t’i mbante lotët, gjatë gjykimit të ish-oficerit të policisë Derek Sauvin, i cili i vuri gjurin në qafën e 46-vjeçarit afrikano-amerikan për 8 minuta e 46 sekonda.
Gjatë dëshmisë së saj, 18-vjeçarja Darnela Frasier, tha se po shkonte me kushërirën e saj për të blerë ushqime, kur disa minuta më parë një punonjës kishte akuzuar Floyd se i kishte dhënë një faturë të falsifikuar prej 20 dollarësh. Ajo pa policin duke arrestuar Floyd jashtë dyqanit dhe nxori telefonin e saj celular për të regjistruar skenën.
"Unë pashë një burrë në tokë dhe një polic që gjunjëzohet mbi të. Një burrë i tmerruar dhe i frikësuar po i lutej policit për jetën e tij", tha ajo, ndërsa CNN shkruan se e reja filloi të qante kur pa videon e momentit të vrasjes së Floyd.
Avokatët e Sauvin pretendojnë se kalimtarët e zemëruar e shpërqendruan policin, duke bërë që ai të mos tregonte kujdes për Floyd, pasi u hutua nga kërcënimet. Por 18-vjeçarja,e pyetur nëse dëgjoi kalimtratë të kërcënonin policin, tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.
Derek Sauvin, 44 vjeç, akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.