Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjykuese të përbërë nga Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, ka zbardhur vendimin e datës 3 mars 2023, mbi konfliktin e drejtimit të Partisë Demokratike, mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt, i cili përfaqëson linjën e Perëndimit dhe të Lulzim Bashës. Gjykata rrëzoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili që më 25 mars të vitit të shkuar, pranoi regjistrimin e statutit të Foltores, logos dhe vulës së grupimit Berisha, duke legjitimuar Sali Berishën në krye të PD-së. Zhukri njohu Kuvendin e Berishës mbajtur në 11 dhjetor 2021, ku shkarkoi Lulzim Bashën dhe u bë vetë kryetar i PD-së, pasi Basha vendosi ta përjashtonte Berishën nga partia në 9 shtator 2021, nën presionin e SHBA-vë që e kishin shpallur Berishën non grata në qershor të po atij viti.
Gjykata e Apelit e ka rrëzuar këtë vendim të Agron Zhukrit si të pabazuar, ndërsa ka urdhëruar gjykimin e kësaj çështje nga një tjetër gjyqtar në shkallën e parë. Deri kur të merret një vendim tjetër, nëse do të ketë një të tillë, në krye të PD-së njihet zyrtarisht Enkelejd Alibeaj, duke e nxjerrë jashtë ligjit Rithemelimin e Berishës.
Po cilat janë argumentet e Gjykatës së Apelit për rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit?
Përpos të tjerave, Apeli thekson se gjyqtari Agron Zhukri ka qenë i njëanshëm në gjykimin e kësaj çështje dhe se kërkesa e tij për të dhënë dorëheqjen duhet të ishte pranuar. Në vendimin e Apelit thuhet se kërkesa e Agron Zhukrit për të hequr dorë nga gjykimi është shoqëruar me prova, pasi bashkëshortja e tij ka qenë sekretare e Sali Berishës, ka miqësi me Berishën etj. Zhukri gjithashtu është përjashtuar në gjyqe të tjera ku palë ka qenë Sali Berisha pikërisht për shkak të konfliktit të interesit. “Në vlerësimin e Gjykatës së Apelit, vendimi i kryetarit të gjykatës për mospranimin e kërkesës së gjyqtarit për heqje dorë nga gjykimi i çështjes, është i paarsyetuar dhe i paargumentuar...”, thuhet në vendim.
Gjykata e Apelit thekson gjithashtu se nuk ka një akt në gjykatë për dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Zyrtarisht Basha figuron kryetar i PD-së. Sipas Apelit, gjyqtari Agron Zhukri duket të kishte thirrur në gjykim si Lulzim Bashën, ashtu edhe Komisionin e Përkohshëm në këtë konflikt gjyqësor, për të dëgjuar pretendimet e tyre ose të të autorizuarve prej tyre. Gjithsesi, shkaku kryesor se pse Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Agron Zhukrit është vendimi i kryetarit të Gjykatës së Tiranës, për të mos pranuar heqjen dorë të Zhukrit nga çështja, duke thyer një praktikë që ishte vendosur më parë nga kryetarët e gjykatës.
Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi më 3 mars rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet palës tjetër të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
E vertete dhe e drejte do te ishte qe duhej te pranohej doreheqja e tij.Por ja qe nuk u pranua.Por perse nuk u pranua? Sepse kryetari i kesaj gjykate eshte nje zorraxhi dhe sherbetor i Berishovicit dhe po te pranohej doreheqja e Zhukrit,atehere nje tjeter gjyqtar nuk e besoj te bente nje ndyresillek te tille.Prandaj loja u be e plote nepermjet ketij me nder kryetari gjykate,qe eshte edhe sot i paprekur e i palevizur nga posti i tij dhe zoteria Non Grata mori vendimin qe donte,per te bere te gjitha ato qe ka bere deri me sot.Dhe historia vazhdon...Dhe keshilli i larte Gjyqesor shikon me dylbi nga Katari filmin e personit Non Grata te shfaqet ne ekran me aktore kryesore Zhukrin dhe kryetarin e "shquar=te blere te gjykates ne fjale!
Përgjigju