Afganët e mbërritur në Shqipëri

Kronikë

Gjyqtarë, aktivistë, gazetarë dhe shkencëtarë, Izraeli evakuon në fshehtësi nëpërmjet Shqipërisë 125 afganë

13 Tetor, 16:10| Përditesimi: 13 Tetor, 16:18

TIRANË- Izraeli ka evakuuar në fshehtësi 125 afganë nëpërmjet Shqipërisë. Grupi i ndihmës humanitare IsrAID ka koordinuar evakuimin e afganëve që i rrezikohej jeta në atdheun e tyre në fillim të këtij muaji për t’u zhvendosur në plan afatgjatë në vende si Kanadaja, Franca dhe Zvicra.

Nga sa mësohet se ky grup ishte i përbërë nga gjyqtarë, çiklistë profesionistë, gazetarë, prezantues televizivë, aktivistë të të drejtave të njeriut, të afërm të diplomatëve afganë, artistë, oficerë të zbatimit të ligjit, si edhe shkencëtarë

Drejtori i Përgjithshëm i IsraAID, Yotam Polizer tha se ky ka qenë një proces i vështirë, por që fatmirësisht ka përfunduar me sukses.

 "Pas një procesi intensiv dhe të vështirë gjatë disa javëve të fundit, me situatën që ndryshon vazhdimisht dhe planet e reja po ndërtohen në baza pothuajse të përditshme, ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të themi se fokusi ynë kryesor tani është duke u siguruar që të evakuuarit të kenë gjithçka që u nevojitet ndërsa fillojnë procesin e ndërtimit të jetës për veten e tyre”, tha ai.

Në total, në Shqipëri kanë mbërritur 903 afganë të cilët janë strehuar në hotelet në qytetet bregdetare. Ato do të qëndrojnë për një kohë të pacaktuar me destinacionin e fundit SHBA, e ndërsa vetë kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se nëse ndonjëri prej tyre dëshiron që të qëndrojë përgjithnjë, është krejtësisht i lirë. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët dhe një gjë e tillë është vlerësuar maksimalisht nga ndërkombëtarët. Strehimi i tyre në kampe është mohuar kategorikisht si mundësi, kjo për shkak të kohës së gjatë që do të qëndrojnë në Shqipëri. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?