Gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vettingu u pezullohet licensa për 5 vite nëse kallëzohen penalisht

6 Nëntor 2020, 18:48| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 07:52

  • Share

TIRANË - Gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë skualifikuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), do tu hiqet licensa e avokatit për 5 vite, nëse do të ketë një kallëzim penal ndaj tyre.

Ky është vendimi i prodhuar pasditen e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.

Ky vendim prek dhe ata gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga procesi i vettingut, ku të gjithë nuk do të mund të ushtrojnë detyrën e tyre për 5 vite nëse do të ketë kallëzim penal ndaj tyre.

Ndërkohë, Taulant Balla edhe vetë ShBA, e cila është një nga nismëtaret e reformës në drejtësi, ka kërkuar që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që janë skualifikuar nga vettingu të ndiqen penalisht.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avokat: 06/11/2020 19:56

    Ne profesione te tjera te hiset licensa kur gabon pa dashje, ndersa gjyqtaret jane hajdut e kriminel.., pse duhet dikush ti padis por spak duhet veproj kryesisht per te gjithe..

    Përgjigju
  • Tirona: 06/11/2020 19:32

    Nese iu konfiskohen te gjitha pasurite qe i kane vene me korrupsion, 5 vite heqje liqense e avokatise jane mjaftueshem , nese nuk iu konfiskohen pasurite, ata do tallin bythen, se me pasurine qe kane vene do te shkojne te bejne nja 5 vjete pushime ne resortet me te shtrejta te botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?