Vitore Tusha i mbaron mandati, Gjykata e Lartë publikon emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

4 Mars 2022, 09:43| Përditesimi: 4 Mars 2022, 10:29

  • Share

Pas mbarimit të mandatit të gjyqtares Vitore Tusha në krye të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë ka publikuar emrat e 5 kandidatëve. Brunilda Kadi, Elsa Miha, Hilta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci janë kandidatët që kanë paraqitur interes për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

‘Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/çtë ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 31.01.2022ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Vitore Tusha.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:

1. Brunilda Kadi

2. Elsa Miha

3. Holta Zaçaj

4. Juliana Latifi

5. Sandër Beci

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.’- njofton gjykata.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?