Foto: Furgoni me emigrantë nisen drejt Lezhës
Agjencia italiane e lajmeve Ansa shkruajti sot se pas vendimit të gjykatës së Romës emigrantët do të largohen sot nga qendra e ndalimit me një anije të marinës ushtarake që do të ankorohet në Brindisi.
Ndërkohë vendimi nxit një tjetër përplasje të ashpër mes qeverisë dhe gjyqtarëve javët e fundit.
“Një tjetër vendim politik jo kundër qeverisë, por kundër italianëve dhe sigurisë së tyre”, tha Matteo Salvini, zëvendëskryeministër dhe udhëheqës i partisë anti-emigracion ‘Lega’.
Ndërsa zv/kryeministri italian,njëkohësisht ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se 'disa italianë duan të imponojnë qeverinë"
Ministri i drejtësisë akuzoi gjykatën për dështim të zbatimit të ligjit të BE-së, ndërsa gjyqtarët thanë se ata thjesht po zbatonin ligjin.
Kabineti qeveritar muajin e kaluar përditësoi statusin ligjor të listës së vendeve të sigurta, duke e ngritur rëndësinë e saj, nga një dekret ministror në një akt ligjor. Qeveria besonte se kjo do ta bënte më të vështirë për gjykatat të kundërshtonin vlefshmërinë e vendimit.
Lajmi kryesor:
Marrëveshja/ Emigrantët që erdhën në Shëngjin kthehen sonte në Itali! Gjyqtarët e Romës çojnë çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (VIDEO)
S.G/ReportTv.al