Çakir

Sport

Gjyqtarët/ Kunja dhe Çakir arbitrat e dy gjysmëfinaleve

10 Korrik 2018, 08:41| Përditesimi: 10 Korrik 2018, 08:43

  • Share

FIFA ka caktuar ditën e djeshme edhe arbitrat që do të gjykojnë në dy gjysmëfinalet e ditës së martë dhe të mërkurë. Në ndeshjen mes Francës dhe Belgjikës, do të vendosë drejtësi uruguaiani Andres Kunja. Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër, mes Anglisë dhe Kroacisë, i është besuar turkut Xhunej Çakir. Kështu, për finalen e madhe të Moskës, mbetet e hapur rruga për dy xhaketat e zeza, të cilësuar nga më të mirët në këtë Botëror, italiani Xhianluka Roki dhe serbi Milorad Maziç. Gjithashtu, në garë për të pasur në gjykim finalen është edhe iraniani Alireza Fagani.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?