Gjyqtarët 'refuzojnë' të përballen me korrupsionin! Simoni për Report Tv: Tregoni kurajo, ejani në GJKKO

5 Nëntor 2020, 19:09| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 19:33

  • Share

TIRANË- Gjyqtarët shqiptarë refuzojnë të përballen me krimin dhe korrupsionin duke u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme. Vetëm një javë më parë është mbyllur afati i aplikimit për pesë vende vakante në këtë gjykatë, por askush s‘ka kandiduar.

Në një apel drejtuar gjyqtarëve kreu i gjykatës së posaçme Sandër Simoni thotë se togat e zeza duhet të kenë kurajon të përballet me padrejtësitë. E sipas tij ajo që step më shumë gjyqtarët të aplikojnë është kontrolli i komunikimeve jo vetëm për ta, por edhe me familjarët e tyre.

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit si pjesë e reformës në drejtësi së bashku me SPAK janë krijuar për të goditur bosët e krimit dhe zyrtarët e korruptuar, por nga 16 gjyqtarë aktualisht në këtë gjykatë mungojnë 7 dhe kanë mbetur 9.

Simoni mbyll ftesën e tij për të gjithë gjyqtarët dhe publikun, se kjo gjykatë do të ketë kurajon të dënojë zyrtarët e korruptuar.

Në këtë gjykatë pagat variojnë nga 150 mijë deri në 300 mijë lekë, ndërsa ofrohet siguri për gjyqtarët dhe familjarët e tyre nëpërmjet trupave speciale të policisë së shtetit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 05/11/2020 21:20

    Nuk e besoj kete lajm.

    Përgjigju
  • Per Scutarin: 05/11/2020 21:12

    E ke gabim i nderuar Scutari, Sandri nuk ka qene asnjehere gjyqtar ne Apel te Shkodres dhe nuk e ka gjykuar ate ceshtje ai, po e ngaterron me dike tjeter. Duhet ta verefikosh si informacion.

    Përgjigju
  • Ridi: 05/11/2020 20:45

    Nuk eshte e vertete Scutari. Sander Simoni nuk ka kene kurre gjyqtar ne Apel ne Shkoder e nuk e ka gjyku ai ceshtjen e Beb Qorrit. Ate ceshtje e ka gjyku Gjovalin Pernoca po e ke ngaterrru ti. Duhet te jesh i sigurt kur ban komente e mos me i ra ne qafe kujt kot.

    Përgjigju
  • Ridi: 05/11/2020 20:41

    E ke gabim Scutari, Sandri nuk ka kene gjyqtar ne Apel ne Shkoder e nuk e ka gjyku Bep Qorrin. Ate e ka gjyku Gjovalin Pernoca. Duhet te jesh i sigurt para se te komentosh e mos i bjer ne qafe pa te drejte.

    Përgjigju
  • Eri: 05/11/2020 20:29

    Sandri nuk ka kene asnje here ne Apel ne Shkoder o Scutari, e ngaterron me Gjovalin Pernocen ti. Sandri ka kene qysh ne 2003 te Krimet e Renda. Keshtu qe e ke gabim ate informacionin per Beb Qorrin

    Përgjigju
  • Scutari: 05/11/2020 20:18

    Po Sander!! Eshte e vertete!! Duhet kurajo e madhe te perballesh, sidomos te ndryshosh denimet ne apel, ashtu siç ndryshove vendimin e denimit te Bep Qorrit, vrasesit te oficerit Gj. Menga ne Shkoder.....

    Përgjigju
    • Per Scutarin: 05/11/2020 21:09

      Nuk e ka gjykuar ate ceshtje Sandri, i nderuar Scutari se Sandri nuk ka qene asnjehere gjyqtar ne Apel ne Shkoder. E ke ngaterruar me dike tjeter, duhet ta verefikosh si informacion.

    • Ridi: 05/11/2020 20:48

      E ke gabim Scutari. Sander Simoni nuk ka kene asnjehere gjyqtar ne Apel ne Shkoder e nuk e ka gjyku ai ceshtjen e Beb Qorrit. Ate e ka gjyku Gjovalin Pernoca po ti e ngaterron. Duhet te jesh i sigurt kur komenton e mos ta pergojosh tjetrin pa te drejte kot.

    • Erl: 05/11/2020 20:27

      Ky gjyqtar s'duhej ta kalonte Vetingun është i kapur dhe shkon andej nga fryn era politike...është turp kur i sheh ende që bëjnë moral publikisht.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?