Raporti i Helsinkit/ 1 gjyqtar me 13 mijë çështje, 'të mbytur' nga dosjet, rekord Gjykata e Lartë

20 Shkurt 2021, 14:18| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 14:31

  • Share

Gjykata e lartë dhe Gjykata e Apelit Administrativ janë thuajse jashtë funksionit dhe të bllokuara nga numri i lartë i çështjeve për të gjykuar.

Sipas raportit më të fundit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit një gjyqtari në Gjykatën e Lartë ku aktualisht janë 39054 çështje dhe vetëm 3 gjyqtarë, i bie të shqyrtojnë nga 13018 çështje secili.

Ndërkohë apeli administrativ e vetmja gjykatë në shkallë vëndi ka aktualisht 13737 çështje dhe 9 gjyqtarë, ku secili prej tyre duhet të shqyrtojë 1526 dosje.

Gjykata e tretë me numrin më të lartë të çështjeve është adminsitrativja në Durrës ku me 2 gjyqtarë ajo ka 2610 çësthje.

Ndjekur më pas nga apeli i gjykatës Tiranë me 10639 çështje me 13 gjyqtarë secili prej tyre ka një ngarkesë prej 818 çështjesh.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?