Kronikë

Del para Vettingut gjyqtari Bledar Abdullai,KPK: Bashkëjetuesja s’justifikon dot 400 mijë euro

26 Korrik 2018, 10:45| Përditesimi: 30 Korrik 2018, 09:21

  • Share

Tiranë- Bledar Abdullai, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, ka dalë ditën e enjte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në këtë seancë dëgjimore, trupa gjykuese është shprehur se Bledar Abdullai ka fshehur pasurinë si dhe ka tejkaluar afatet për gjykimin e çësthjeve në disa raste.
Komisioni i Vettingut është shprehur se prindërit e Bledar Abdullait janë investitor të një fondi te një bankë e nivelit të dytë, por nuk i justifikojnë të ardhurat. Por problemet më të mëdha për gjyqtarin e Tiranës janë zbuluar tek bashkëjetuesja e tij.

KPK ka zbuluar se bashkëjetuesja e gjyqtarit ka një shtëpi në Golem që nuk justifikon të ardhurat me të cilat e ka blerë. Gjithashtu bashkëjetuesja e gjyqtarit ka disa llogari në emër të saj, konkretisht 90 mijë dollar dhe 130 mijë euro dhe nuk ka burime financjare të ligjshme. Po kështu bashkëjetuesja e gjyqtarit ka prositur një apartament për të blerë në Tiranë, një zyrë dhe një garazh me vlerë totale 187 mijë euro, për të cilat gjithashtu vihet në dyshim burimi i të ardhurave. 
Vetë gjyqtari Bledar Abdullai tha se bashkëjetuesja e tij këto para i ka nga bizneset dhe trashëgimi nga familja, por i pyetur nga trupa gjykuese nuk e tha saktë kohën që ka filluar të jetojë me të. 

Gjithashtu KPK ka konstatuar se gjyqtari i Tiranës ka liruar një të burgosur të arrestuar për drogë. Gjyqtari i ka dhënë masën arrest shtëpiak, ndërkohë që apeli i Tiranës e ka rikthyer në burg këtë person. Nga kontrolli, KPK ka zbuluar gjithashtu se Bledar Abdullai ka tejkaluar afatet për disa çështje civile, duke i zgjatur ato më shumë se 1 vit e gjysëm pa arsye. 

Edhe në këtë rast gjyqtari është justifikuar se ka ndodhur për shkak të ngarkesës në punë. Komisoni i Vetingut pritet të japë vendimin për Bledar Abdullain në 30 korrik, ku do të vendoset nëse do shkarkohet apo do konfirmohet në detyrë.

Komento

Komente

  • Miri: 26/07/2018 13:18

    Ky eshte qelibar fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?