Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Gjyqtari i shkarkuar Fatos Lulo fundos Adriatik Llallën

27 Prill 2018, 07:18| Përditesimi: 27 Prill 2018, 09:25

  • Share

Zbatimi i ligjit të Vetingut, krahas përjashtimit nga sistemit i drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve më njollë, po nxjerrë zbuluar ish-funksionarët e përfshirë në mekanizimin disavjeçar të mbrojtjes së pasurive të paligjshme të njerëzve të drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.

Fatos Lulo, i shkarkuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese për shkak të mosjustifikimit të pasurisë me dokumentacion ligjor, është rrëfyer para trupës gjykuese të Vetingut rreth pasurisë së tij, duke kompromentuar pozitat e Adriatik Llallës, ish-kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe më vonë, ish-kryeprokuror, si i besuar i qeverisë ‘Berisha’.

Me anë të një deklarate të detajuar, drejtuar trupës gjykuese të Vetingut, e përbërë nga Genta Tafa, Brunilda Bekteshi dhe Entelja Çiftja, Fatos Lulo thotë se pasuria e tij është hetuar në mënyrë të thelluar nga ILDKPKI, në vitin 2010 apo 2011, kohë kur ky institucion drejtohej nga Adriatik Llalla. Lulo pohon se gjatë këtij hetimit është thirrur në ILDKPKI për të dhënë sqarime rreth pasurisë së tij nga Kanadaja në Shqipëri. Lulo sqaron se ILDKPKI, pasi kreu të gjitha veprimet, nuk ia ka thënë asgjë nëse pasuria ishte apo jo e ligjshme, por ai ka vazhduar normalisht detyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese, me votat e Partisë Demokratike.

“Nga ky organ jam thirrur nga inspektori dhe kam dhënë shpjegime për gjithçka në lidhje me deklaratën e vitit 2004 dhe të atë të vitit 2006, vit në të cilin unë mora detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë. ILDKPKI, mbasi kreu të gjitha të gjitha veprimet e saj, mendoj se arriti në një konkluzion. Ky konkluzion i saj duhet të ketë qenë në favorin tim, pasi unë kam vazhduar detyrën që nga ajo kohë deri më sot”, shprehet Lulo. Por, hetimi i thelluar i komisionit të Vetingut konfirmon se ILDKPKI, gjatë drejtimit nga Adriatik Llalla, ka mbrojtur pasurinë e paligjshme të këtij gjyqtari.

KPK arriti në konkluzionin se Lulo nuk justifikonte një apartament në Tiranë, viti 2004, një njësi me sipërfaqe 172 m2, dhuruar nga motra, deklarim të rremë për një zyrë 74 m2, viti 2004, mosjustifikim i 10 500 000 lekë nga ’95-2005, mosjustifikim i 100 mijë USD dhuruar nga motra, deklarim të rremë për një apartament në Kanada, deklarim i rremë i një depozite në Kanada 400 000 CAD, mosjustifikim i një huaje 480 mijë USD marrë motrës, mosjustifikim i shumave 160 000 CAD dhe 400 000 CAD etj. Të gjitha këto janë konsideruar normale nga Adriatik Llalla, ku drejtonte ILDKPKI dhe kur hetonte në mënyrë të thelluar pasurinë e Fatos Lulos.

Rrëfimi i plotë  gjyqtarit Fatos Lulo për organet e Vetingut
“Unë Fatos Lulo, me detyrë anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, duke qene se jam subjekti i deklarimit të pasurive, si dhe në mbështetjen e ligjit për rivlerësimi i e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shoh të nevojshme të sqaroj nëpërmjet këtij deklarimi si më poshtë vijon:

-Në deklarimin tim të parë, që mban datën 27.11.2004, si rezultat i emërimit tim si anëtar i KKRT, kam deklaruar apartament banimi me sipërfaqen dhe vlerën përkatëse në Toronto, Kanada, të pahipotekuar. Te pjesë likuiditet kam deklaruar depozitë jashtë vendit 400 000 dollarë kanadezë. Kam deklaruar marrjen e një huaje 480 000 dollarë amerikanë mostrës sime. Në deklarimin e 2006, si rezultat i emërimit si anëtar i Gjykatës së Lartë, kam deklaruar shitje apartamenti në Toronto dhe shumën përkatëse. Kam deklaruar shlyerjen e huasë 480 000 dollarë amerikanë.

-Sa më sipër, sqaroj se unë kam dy shtetësi, atë shqiptare dhe atë kanadeze. Në vitin 2004, vit që përkon me deklarimin tim të parë, unë kam qenë rezident në të dyja vendet dhe njëkohësisht së bashku me motrën time, D. L, biznesmene në fushën e ndërtimit në një nga shoqëritë me emër në Shqipëri, menduam që të zhvillonin edhe në Kanada biznes së bashku. Për këtë, motra ime më dha hua cash shumën 480 000 dollarë amerikanë. Formulari i deklarimit të parë, mbushur nga unë, datë 27.11.2004, pasqyron mundësinë e blerjes së një apartamenti në Toronto, pasi unë isha në tratativa për blerjen e tij me agjenci imobilare, prandaj në formular është shënuar i pahipotekuar, për vetë faktin se akoma nuk ishte blerë.

-Për sa më sipër, në pikën 2, nga shuma që unë kisha në dispozicion prej 480 000 dollarë amerikanë, mendoja të hapja llogari në bankat në Kanada, në shumën 400 000 dollarë kanadezë. Ky fakt është më se i vërtetë, pasi unë nuk kam vënë asnjë numër llogarie tjetër për këtë shumë, pasi nuk ekzistonte të qe bërë kjo transfertë. Duke qenë se unë nuk po ndërmerrja asnjë veprim në lëvrimin e shumës për blerjen e apartamentit, agjencia imobilare, ku kisha bërë prenotimin, kreu shitjen e saj në vlerën që unë kam pasqyruar në deklarimin periodik të datës 27.03.2006.

-Sa më sipër, është plotësisht e vërtetueshme, nëpërmjet organeve zyrtare financiare kanadeze, që unë asnjëherë nuk kam pasur apartament të blerë në Kanada, si dhe shumën prej 400 000 dollarësh kanadezë në ndonjë llogari bankare në atë vend apo të jetë lëvizur një shumë e tillë nga Shqipëria në Kanada dhe anasjelltas. Çdo gjë si më lart, e deklaruar nga unë në deklaratën e vitit 2004 dhe 2006, ka ardhur rezultat i mospasjes së një faqeje ku të deklarohej për prona apo likuiditete, të cilët ishin në pritshmëri ardhjeje për subjektin deklarues. Në këto kushte, unë deklaruesi, u këshillova me zyrtarët e ILDKPKI t’i pasqyroj në deklarimet e mia, por duke i vënë fjalën ‘pa hipotekuar’. Në Kanada, blerja e një prone shoqërohet në mënyrë të menjëhershme me dokumentin hipotekor të pronësisë, gjë që unë nuk e kam pasur ndonjëherë.

-Në vitin 2010 apo 2011 (nuk e mbaj mend ekzakt vitin), mua më ra shorti nga ILDKPKI për kontroll të thellë. Nga ky organ jam thirrur nga inspektori dhe kam dhënë shpjegime për gjithçka në lidhje me deklaratën e vitit 2004 dhe të atë të vitit 2006, vit në të cilin unë mora detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë. ILDKPKI, mbasi kreu të gjitha të gjitha veprimet e saj, mendoj se arriti në një konkluzion. Ky konkluzion i saj duhet të ketë qenë në favorin tim, pasi unë kam vazhduar detyrën që nga ajo kohë deri më sot. Në këto kushte, mendoj se ky objekt kontrolli është i ezauruar. Sa më lart, deklarohet në vullnetin tim dhe përgjegjësinë time ligjore”.


Pjesë nga deklerata e Lulos

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elvis: 27/04/2018 23:53

    Perse ben deklarim per blerje shtepie kur nuk e blen ? Une dua te blej nje apartment e deklaroj por nuk e blej. Hahahaha llogjike hajduti dhe i te korruptuari. Levizje qe nuk jane kryer por jane shenuar ne deklaraten e pasurise. Gjyqtar hajdut. Edhe ky duhet te shkoje ne burg per deklarim te rreme . Jane mesuar tjua fusin te pafajeshmeve keta plehra . Te pergjigjen me shume se cdo qytetar perpara ligjit. Vemje te korrupsionit.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 27/04/2018 16:25

    Sa baj.. ka mbajtur ky vend.

    Përgjigju
  • Erik: 27/04/2018 09:18

    Po ç'fundosje eshte kjo per Llallen? Llalla ka 101 krime te tjera me te renda mbi supe, kjo s'eshte asgje, sepse fare mire pergjegjesine e mban inspektori qe ka kryer kontrollin e pasurise dhe jo titullari i institucionit.

    Përgjigju
  • Naimi: 27/04/2018 08:39

    Trikon kur e shhkepim i heqim disa fije pastaj fijet e tjera dalin vete.

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 27/04/2018 08:18

    Mereni mor adriatik hirën e thartuar e plaseni brënda turi kalin . Mjaft pislliqe ka bër qelbësira fshatare me 8 klas shkoll . O ZOT çfar i ka bër krimineli malok salhe këti vëndi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?