Gentian Hamiti

Kronikë

Gjyqtari Gentian Hamiti konfirmohet në detyrë

19 Mars 2024, 19:26| Përditesimi: 19 Mars 2024, 19:31

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot (19 mars 2024) në detyrë Gentian Hamitin, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari, komunikuan sot vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Hamiti.

Hetimi administrativ për gjyqtarin Hamiti u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme, Elka Ermenkova.

Gjatë seancës dëgjimore më 13 mars, gjyqtari Hamiti dha shpjegime për konstatimet në të tre kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, Gentian Hamiti kreu stazhin në Gjykatën e Fierit në vitin 2007 ku dhe punoi deri në 2013-ën, kur u emërua në Gjykatën Administrative.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?