VLORË- Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, do të dalë në 25 shkurt para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton çështjen e kryegjyqtarit Haluci përbëhet nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia. Procesi i verifikimit për gjyqtarin Haluci ka nisur që në 15 shkurt të 2018, pra rreth dy vjet më parë. Historia e Skënder Halucit është e pazakontë. Haluci, sot kryegjyqtar, është akuzuar në vitin 1983 se donte t’i bënte atentat Ramiz Alisë në Tropojë. Ai u arrestua gjashtë muaj pas vizitës së Ramiz Alisë në Tropojë. Më pas u dënua me vdekje. Por, një muaj pas dënimit, Presidiumi i Kuvendit Popullor, ka kthyer dënimin nga me vdekje në heqje lirie me 25 vjet burg.
14 vjet më vonë, Skënder Haluci ishte gjykatës dhe Ramiz Alia i akuzuar. Në vitin 1997, Haluci ishte pjesë e trupit gjykues që kishte në dorë çështjen kundër ish-presidentit Ramiz Alia. Haluci dha dorëheqjen nga trupi gjykues, sipas parashikimit të atëhershëm të Kodit të Procedurës Penale. Ndërkaq, akuzat për atentat ndaj Ramiz Alisë, Haluci i ka konsideruar si sajime të ish-Sigurimit të Shtetit. “Atentatet ndaj Ramiz Alisë në Has dhe Tropojë janë atentate të sajuara nga Sigurimi i Shtetit. Në Has, vërtet është arrestuar dikush dhe i është gjetur granatë në xhep, dhe për këtë janë pushkatuar dy persona, por ata kanë pasur hasmëri mes dy familjeve dhe konfliktin e kanë pasur mes tyre, dhe jo me Ramiz Alinë. Rasti i Tropojës është një përrallë e vërtetë. Ramiz Alinë e kanë pritur me ovacione dhe me entuziazëm të madh. Në 1983 dhe ne jemi arrestuar 6 muaj më vonë. Ramizi ka ardhur diku nga qershori apo korriku i atij viti dhe ne jemi arrestuar më 24 nëntor 1983”, ka pohuar ai.
Gjatë funksionit si kryegjyqtar, Haluci ka dhënë alarmin për sigurinë në gjykata.
“Gjykata jonë është jashtë çdo lloj parametri sigurie. Gjykata e Vlorës komandohet e deleguar vazhdimisht me gjykatën e Sarandës. Gjykata e Vlorës nuk ka asnjë mjet transporti për të transportuar dhe siguruar jetën e gjyqtarëve që shkojnë në Sarandë. I kam kërkuar KLD-së dhe Zyrës së Administrimit të Pushtetit Gjyqësor se kryetari i gjykatës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, nuk merr përsipër shoqërimin e gjyqtarëve kur ata kërkohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë”, ka pohuar Haluci. Ai reagoi ashpër edhe pas vendimit për t’i hequr dënimin për jetë Dritan Dajtit. “Shpreh indinjatën time të thellë si gjyqtar,pas një vendimi skandaloz të Gjykatës së Apelit të krimeve të rënda,për vrasjen e katër punonjësve të policisë së shtetit,të cilët sot janë dëshmorë të atdheut. I kërkoj ndjesë familjarëve të dëshmorëve të atdheut. Rasti i lirimit të Dritan Dajtit, skandaloz. Kërkoj ndjesë kundrejt çdo polici të thjesht që lufton çdo ditë me krimin e organizuar më të rrezikshëm në rajon. Jam i bindur se me mua është sot çdo gjyqtar, që vepron në Republikën e Shqipërisë”.
Se si e per cfare eshte denuar ky personi para 1990 nuk me intereson. Me sa jam i informuar ky eshte denuar per spiun i UDB-se jugosllave. Me e rendesishmja eshte se ky eshte nje hajdut i pas 1990. Para dy vitesh qarkulloi nje video ku ky " trimi " ishte i ftuar ne nje dasem ne Vlore dhe me kapadaillek i hodhi ciftit mbi 200-300 mije leke. Sigurisht qe ishin para korrupsioni. Vlonjatet e dine kete.
PërgjigjuPo surrati yt e vrau Skerdilajd Konomin nen emrin e Faqedjegurit..e sa..e sa..ceshtje ke mbyllur ti..te atyre djemve qe jane mbi 40 te zhdukur ne Vlore.. Prandaj sdo m vinte habi po te qeroheshe nga gjykata
PërgjigjuNder me te degjeneruarit e gjykates se Vlores
PërgjigjuAi nuk ka kaluar vetingun per certifikate sigurie disa here vite me pare. She eshte gjykatesi qe ka reabilituar terroristet pergjegjes per ngjarjen e Peshkepise.
PërgjigjuO Hardhuce pse hiqesh si i ndershem ,trego sa euro te dha ajo Mirjam Isufaj Notere ne Vlore qe ta shpetoje nga burgu per fallcot qe kish bere me banden e Pellumb Petritit .Ik ore i degjeneruar se Vlora ti di mir bemat edhe kur rriheshe rugeve me Karmenin .
Përgjigju