Gjyqtari i dosjes 'Hakmarrja për Drejtësi' para Vettingut

27 Maj 2019, 14:57| Përditesimi: 27 Maj 2019, 18:00

  • Share

Fituan pafajësi pas më shumë se dy dekada procese gjyqësore me dosjen “Hakmarrja për Drejtësi”, Orik dhe Laert Shyti ankohen pranë komisioni të pavarur të kualifikimit për gjyqtarin Dhimitër Lara.

Në ankesën e tyre Lara ka shkelur ligjin dhe ka qenë i përfshirë në korrupsionin politik të atyre viteve që montoi dhe procesin ndaj të akuzuarve.

Për këtë ankesë gjyqtari Lara i cili këtë të hënë doli para vetting u pyet edhe nga anëtarja e turpës gjykuese Etleda Çiftja.

“Për cështjen gjyqësore kur vendimi juaj, nga një trup tjetër gjykuese është gjykuar ndryshe, mos janë shkelur të drejtat e viktimave O.Sh dhe L.Sh?

Ndërsa Lara në seancë u përgjigj se “nuk mendoj se kam dicka për të thënë, nëse do kthehesha pas në kohë çdo do veproja njësoj”.

Ndalur tek pasuria, ana profesional dhe kontaktet me botën e krimit Dhimitër Lara rezultoi pa probleme vetëm me disa pasaktësi në deklarime që pas verifikimeve në shifra rezultuan të justifikuara. Vendimi për të do të jepet më 29 maj ora 09.30.

Orik e Laert Shyti fituan pafajësinë pasi dënimet e tyre nga krimet e rënda dhe shkalla e parë u rrëzuan në gjykatën e lartë e cila vendosi rigjykim në apel me një tjetër trupë, e cila vendosi ti jap atyre pafajësi.

Pas pafajësisë ata akuzuan ish kryeministrin Sali Berisha si personin që fabrikoi procesin Hakmarrja dhe akuzat ndaj tyre.

Më herët në vetting doli kreu i gjykatës së fierit Roland Jaupaj i cili pretendoi rikonfirmimin në detyrë.

Po për të hetimi i vettingut kish zbuluar përfitimin e pronësisë me një kontratë blerje të një apartamenti 170 m2 në Fier tek një kompani në të cilën gjyqtari Jaupaj kish qenë trup gjykuese me palë bashkia Fier dhe kompania M.

Ai e justifikoi blerjen e shtëpisë tek kjo firmë me pa dijeninë e tij, pasi me kontratat ishte marrë babai i gjyqtarit.

Një tjetër pikë e errët në deklaratat e pasurisë së gjyqtarit ishte dhe një 13 mijë euro të bashkëshortes së gjyqtarit, e cila I kishte justifikuar si një përfitim nga një shti-blerje prone në favor të tezes së saj.

Seancë vettingu u zhvillua edhe për gjyqtarin e krimeve të rënda Luan Hasneziri, por për shkak të kërkesës së tij për përjashtim të tre gjyqtarëve për shkak të paragjykimit të procesit dhe për mos hetim të figurës së Hasnezirit, kjo seanca u shty deri në marrjen e një vendimi për trupën gjykuese.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?