Sokol Tona

Gjyqtari i dosjeve të bujshme Sokol Tona përjashtohet nga drejtësia, çështjet nga 'Durrës-Kukës', 'Gërdeci' tek Konstandin Xhuvani! Iu shmang Vetingut

3 Mars 2022, 17:49| Përditesimi: 4 Mars 2022, 20:59

  • Share

Ditën e sotme, Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi, ka vendosur përjashtimin për 15 vjet nga drejtësia të gjyqtarit të Tiranës, Sokol Tona. Vendimi i ka ardhur pasi gjyqtari Tona kishte paraqitur një kërkesë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor në 12 nëntor 2021 për të dalë në pension të parakohshëm. Gjyqtari del në pension në moshën 67 vjeç, ndërkohë që Tona është 63 vjeç. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin e Tiranës kishte nisur që në dhjetor të vitit 2019. Për ta zbutur largimin nga drejtësia për të evituar përballjen me Vetingun, Toma ka bërë kërkesën për përfitim të parakohshëm të pleqërisë.

Sokol Tona është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë. Tona ka rrëzuar procedurat e prokurorisë për të marrë të pandehur ish-zëvendësministrin e Transporteve, Armand Telitin dhe ish-drejtori juridik, Andi Toma për dosjen e abuzimit me rrugën Durrës-Kukës. Pas këtij vendimi, ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, i kërkoi Gjykatës së Lartë pavlefshmërinë e dosjes "Durrës-Kukës" dhe ashtu ndodhi.

Tona ka marrë pjesë pjesërisht edhe në çështjen ‘Gërdeci’, pasi në dhjetor të vitit 2012, njohu përfitimin nga amnistia të 4 të akuzuarve për Gërdecin, biznesmenin e hekurit Mihal Delijorgji, ish drejtorin e fabrikës së Gërdecit, Dritan Minxolli, ish-kreun e MEICO-s, Ylli Pinari dhe specialistin e armatimeve, Sokol Ngjeci, të cilët akuzoheshin për plagosje të rëndë nga pakujdesia.

Në mars të vitit 2015, gjyqtari Sokol Tona ka marrë pjesë edhe në procesin ndaj Konstandin Xhuvanit, djali i ish deputetes dhe aktores Luiza Xhuvani, i akuzuar për vrasjen e katër personave. Xhuvani u dënua me 35 vite burg, duke i shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm. Tona është bashkëshorti i këngëtares Manjola Nallbani. Kjo e fundit, ka rrëfyer se “Bashkëshorti im është shumë i mençur, (jo se është bashkëshorti im). Ai nuk është as liberal, as konservator. Në fillim ishte xheloz sepse nuk më njihte, tani që më njeh nuk ka nevojë të jetë as njëra e as tjetra se e di kë ka në shtëpi”.

 

Përgënjeshtrim!
Në lidhje me shkrimin e botuar ku në mënyrë absolutisht të pasaktë përcaktohet se Gjyqtari Sokol Tona, përjashtohet nga sistemi gjyqësor, përgënjeshtroj sa vijon: Unë jam larguar nga sistemi me kërkesë timen dhe në plotësim të kritereve të vendosura nga Ligjvënësi për përfitim të pensionit të parakohshëm të pleqërisë, si për vjetërsinë në profesion ashtu edhe për vjetërsinë në moshë,kërkesë e cila është pranuar dhe miratuar me Vendimin nr.49 datë 08.02.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku për pasojë u ndërpre edhe procesi i vettingut ndaj meje me vendimin dt 03.03.2022 të KPK, me ndalimin për të mos kandiduar në sistem për një periudhe 15 vjeçare.

Dokumenti që vërteton miratimin e pensionit për Sokol Tonën

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 21/03/2022 20:01

    Ee te qifsha rrobt tullat i mutit.

    Përgjigju
  • Jani: 04/03/2022 07:25

    Spastrojini keta plehra....m

    Përgjigju
  • aleksadros: 04/03/2022 05:24

    keta jane plerate e Berishes qe sabotune shtetin kaqe vjete futin prenda plerate hyyy

    Përgjigju
    • Jorgaqis 2: 04/03/2022 20:16

      Fakti qe te dogji o Jorgos 1 do te thote qe eshte e vertete qe eshte kellysh i kuq e kelysh k….e si ty. Rrace e felliqur

    • jorgos1: 04/03/2022 19:12

      o palla e shqupit me gjith men ai nuk e fitoi por ti 2 byreqe i ke hak por nano e futi gjyqtar e cfar hyn qeverija qe beri vetingun per te hequr plehrate sales e tosit?shko e ha byreqet e mos lef shum se do maresh ndonje denoncim per zhurme ne lagje

    • Jorgos: 04/03/2022 08:17

      O kirios Aleksandros nuk eshte i Birishes por 24 karatsh komunisto-socialist-kosmopolitan. Sa per dijeni ka qene dhe zv/minister drejtesie ne vitin 1998-1999 ne qeverine e Fatis Nanos. Sot me sa duket kirie aleksandros nuk e merr sufflaqen se komenti i dobet

  • Manjola: 03/03/2022 21:59

    Me leket e ktij Manjola Nallbani ka bo rehat Dhe dashnoret, jo me veten e vet! Kto kane 20 vjet qe vetem vjedhin Qe nga 1995 dhe deri me sot skane rreshtur se marri lek, Ju e perjashtoni pa 30 vitesh ne prag pensioni! Nder i beni qe ti shijoje leket, se seshte se i sekuestruat Pasurine, vetem rroba ka manjola sa buxheti shtetit.. Lere bizhuteri e makina e shpia e vila...

    Përgjigju
    • Andrea: 07/07/2023 15:43

      Ke të drejtë..plotësisht.

  • Adriana: 03/03/2022 21:43

    Ju vrafte helmi juaj!

    Përgjigju
  • veliu: 03/03/2022 20:35

    Nuk ka si te jete ndryshe djali i Miti Tones shefit te shtypit te komitetit qendror te PPSH.... Keta duhen varur...

    Përgjigju
  • Koli: 03/03/2022 19:23

    Prandaj i ka breket nje perdorimshe kjo bushtra,parate qe ky kapo gjygjtari i grabit popullit fukara me pate drejte,dhe shum vone i ka shkuar pau shkarkuar!

    Përgjigju
  • Manoli: 03/03/2022 19:22

    Ky ish hetues i komunizmit, burri me letra i Manjola Nallbanit eshte me i pasuri nga hjyqesori. Me jaht dhe shtepi ne maqedoni, me 3 shtepi ne bllok e nderkohe po ben vilen ne Mullet. Normal djali i “persekutorit” te fjales se Lire Miti Tona normal qe ne demokraci do kishte qef Leket, tamam kosmopolitan. Ju dh… vetingun

    Përgjigju
  • xxx: 03/03/2022 18:37

    Ku e kane gjetur kete koke duçe per gjyqtar

    Përgjigju
    • Leon: 03/03/2022 20:59

      Tamam

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?