Gjyqtari Agron Zhukri, që mori sot një vendim shumë të rëndësishëm për luftën edhe juridike brenda Partia Demokratike, e ka marrë këtë vendim sot në kushtet e konfliktit të interesit. Ka qenë vetë gjyqtari Zhukri i cili vetëm pak ditë pasi u përcaktua nga shorti që të shqyrtonte çështjen dha dorëheqjen nga çështja, me argumentin se nuk i takonte të merrej me këtë çështje.
Ai ka shpjeguar se më parë bashkëshortja e tij ka punuar për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjyqtari madje ka shprehur se edhe në 2018 kishte bërë të njëjtën gjë duke dhënë dorëheqjes nga çështja Rama-Berisha.
Por megjithatë në një vendim të mëpasshëm Gjykata e Tiranës nuk ia pranoi kërkesën për dorëheqje.
Kujtojmë se për të njëjtën argument edhe Partia Demokratike kërkoi përjashtimin e Zhukrit nga shqyrtimi i çështjes së pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës dhe vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
Por Gjykata e Tiranës nuk ia pranoi kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, si të pabazuar.
Zhukri është pjesë e gjyqtarëve, të cilën nuk kanë kaluar procesin e Vetingut. Por më shumë se sa për vendimet, Zhukri është lakuar për pasurinë. Në vitin 2003, gjyqtari deklaron një shtëpi të ndërtuar në vitet ’90 me vlerë 3 milionë lekë, kthyer më pas në ambiente zyre për biznesin e bashkëshortes, si agjenci udhëtimi dhe sigurimesh, me vlerë investimi 2 milionë lekë. Nga viti 2006 deri në vitin 2018, bashkëshortja e gjyqtarit Rezarta Zhukri deklaron rreth 2 milionë USD të ardhura nga biznesi i agjencisë së udhëtimit dhe sigurimeve. Nuk dihet se si Zhukri arriti të bëhej pjesë e drejtësisë, me arsim të plotë juridik apo përmes kursit të famshëm të ‘Plepave’.
hetim dhe burg madje per te birin e liri belishoves qe pa piken e profesionalizmit refuzoi doreheqjen e zhukrit !!! edhe me i paafti te jete ky i fundit, nuk ka faj, e respektoi ligjin per aq sa i takon !
PërgjigjuKonflikti i deklaruar i interesit u refuzua nga kreu i gjykates Tirane. Roli kryesor i gjykates eshte te jape drejtesi, te bazuar ne ligj dhe prova dhe ne kohe sa me te shpejte. Arsimimi dhe menyra se si zgjidhet nje gjykates percaktohet ne kushtetute dhe ligj. Per rastin konkret, aksesoni rekordet ne organin kompetent permes te drejtes per informim. Dhe nuk eshte aspak relevante per ceshtjen sa kohe qe eshte nje gjykates i caktuar sipas ligjit. Ne fakt shembuj trondites te arsimit per te deshiruar jane psh. Kryeministri nje mesues vizatimi qe ashtu i diktatori Hoxha di cdo gje edhe si "zihet rakia"! Apo dhunimit flagrant te ligjit si rasti skandal ku deputetja e PS , Felaj, komplet ne menyre abuzive dhe te paligjshme, permes gjykates, emeron burrin prokuror!!!
Përgjigjuanalize perfekte !