Gjyqtari që i dha Bashës Bashkinë e Tiranës në 2011 del para Vetingut, e nisi pasurinë duke blerë frigoriferin me kredi

16 Dhjetor 2019, 17:49| Përditesimi: 16 Dhjetor 2019, 19:18

  • Share

TIRANË- Gjyqtari i Apelit në Shkodër, Astrit Kalaja, njëherësh anëtar i Kolegjit Zgjedhor, do të dalë në 18 dhjetor para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të trefishtë për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Verifikimi i gjyqtarit Kalaja ka nisur që muajin shtator të vitit 2018, ndërsa dosje e tij po shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj. Astrit Kalaja ka qenë anëtar i Kolegjit Zgjedhor edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 2011, duke vendosur për fituesin në atë kohë të garës për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Në përfundim të procesit të rregullt të numërimit, Edi Rama fitoi përballë Lulzim Bashës me 10 vota diferencë. 

Pas përfundimit të numërimit, nisi historia e vlerësimit të fletëve të hedhura ‘në kutitë e gabuara’, ku protagonist në atë kohë ishte Arben Ristani, ish-kryetar i KQZ-së. Pas rivlerësimit të votave në ‘kutitë e gabuara’, Basha mori 124 786 vota, ndërsa Rama 124 705. PS i ankimoi këto vendime të KQZ në Kolegjin Zgjedhor, me pretendimin se rivlerësimi i votave në ‘kutitë e gabuara’ nuk kishte bazë ligjor. Kolegji Zgjedhor, me trupë gjykuese të përbërë nga Astrit Kalaja, Tom Ndreca, Entela Prifti, Petraq Dhimitri dhe Sashenka Jonuzi rrëzuan pretendimet e PS, duke legjitimuar lëvizjen e KQZ-së, e cila i dha në atë kohë Bashkinë e Tiranës Lulzim Bashës në tavolinë. Tetë vjet më vonë, Astrit Kalaja ishte sërish pjesë e Kolegjit Zgjedhor. Është pikërisht Kolegji aktual ai i cili rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, duke konfirmuar ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Pas këtij vendimi, Presidenti Meta, Partia Demokratike dhe LSI e sulmuan Kolegjin, duke e konsideruar si organ të kapur nga mazhoranca. Vendimi kundër Metës ishte 5:0, ndërsa Kalaja nuk ishte pjesë e turpit gjykues. 

Sa i takon pasurisë, Astrit Kalaja ka deklaruar vetëm tre pasuri të paluajtshme. Në vitin 2003, ka nisur edhe deklarimin e pasurisë, Kalaja deklaron një apartament me sipërfaqe 62 m2. Në vitin 2004 thotë se ka marrë një kredi për blerjen e një frigoriferi me vlerë 42 000 lekë, ndërkohë që vijon të deklarojë vetëm pagën e tij si gjyqtar si dhe të bashkëshortes në KESH. Në vitin 2007 deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 120 m2, me vlerë 38 400 euro, duke marrë 3 000 000 lekë kredi. Po gjatë këtij viti deklaron blerjen e një makine tip Benz me vlerë 2 500 000 lekë. Në vitin 2013 blen 379 m2 tokë arë në Velipojë. Në këtë sipërfaqe ka edhe një ndërtim informal 60 m2.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vasililesheli: 17/12/2019 18:51

    Shume e thjeshte. I ka taku frigoriferi me lek.

    Përgjigju
  • sula permeti: 16/12/2019 22:11

    Eshte nje gjyqtar i apelit ne Korce,Stavro Kallco,pa frike mund te themi qe eshte kampion i hajdutave te drejtesise.Gjyqtar i kohes se komunizmit,qe denonte njerez me burg,per nje fjale goje,sot ka 30 vjet ne demokraci mer ryshfet si dreqi Ka blere 6 pallate,ne korce ,2 ne Tirane,2 ne Pogradec....dhe te fundit i bleu djalit ne Florida nje vile(djali i pa pune). Kur do e maresh ne veting,kete mamuth korupsioni moj DREJTESI MUTI!

    Përgjigju
  • Juristi: 16/12/2019 20:45

    po ne rregull kenka astriti. Ne nje kolegj ka ndihmu pd dhe ne tjetrin ka ndihmu ps. Tamam peshore. Pse doni me e shkarku??????

    Përgjigju
  • xxx: 16/12/2019 20:20

    Ky gjyqtari qe i dha bashes bashkine nuk e pa ne televizjon hilen ashiqare apo ja dha me urdher

    Përgjigju
  • Tironci: 16/12/2019 19:15

    O Miri duhet t jakete lene plaku ndonje pasuri o burr,se gjith keto prokuroe e gjygjare po i dhurojne prindit dhe vellezerit e motrat,ku ne ket vend po vriten vllau me vellane per nje meter toke,ketyre gjak piresve i dhurojne me qinda mijra meter toke, si mund te justifikohen keto hajdute,mos mendojne qe komisioni i vetingut hane bare dhe nuk marrin gje vesht.

    Përgjigju
  • Miri: 16/12/2019 18:40

    379m prone velipoje shpi 120m shpi tjeter prep sa lire I gjejn keto pronat keto ,mire asht mi fut ne burg ia kan pi gjakun ketij populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?