FIER - Roland Hysi, gjyqtari i Fierit i arrestuar për korrupsion aktiv dhe kërkim të favoreve seksuale është marrë i pandehur dhe dërguar për gjykim. Së bashku me Hysin, e pandehur për akuzën e “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", është marrë dhe psikogia Elona Meçani. Në Janar të 2019 Krimet e Rënda kanë nisur një procedim penal ndaj gjyqtarit të Fierit Roland Hysi, për veprat penale të korrupsionit.
Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ndërkohë si indicie për nisjen e kësaj çështje penale ka shërbyer një material hetimor i transmetuar në një emision televiziv. Gjyqtari Hysi kërkoi favore seksuale ndaj një vajze të divorcuar nga bashkëshorti, me të cilin ishin në proces gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës. Nga dosja hetimore e prokurorisë së Krimeve të Rënda gjyqtari Hysi dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres, shfaqen në një material filmik kompromentues. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.
Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit. Pas gati 6 muaj hetime, prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të mbyllë hetimet dhe çështjen penale me dy të pandehur ta dërgojë në gjykim.
Çështja penale me nr. 116 është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së Krimeve të Rënda në datën 25 korrik 2019 dhe gjyqtari që do gjykojë këtë çështje është caktuar Sandër Simoni.
Mirre sapunin se te duhe....
Përgjigju