Fuat Vjerdha

Gjyqtari shërohet nga sëmundja, mesazh vlerësimi për mjekët në Shkodër: Mirënjohje për të gjithë ju

30 Janar 2021, 22:44| Përditesimi: 30 Janar 2021, 22:45

  • Share

Gjyqtari i Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha ka shkruar një mesazh plot nota vlerësuese për punën e mjekëve në spitalin e Shkodrës në repartin e patologjisë që u kujdesën për të. Vjerdha shkruan se të mërkurën u detyrua të shtrohet pas një sëmundje që shkaktonte gjakderdhje në stomak dhe sot ai ka dal i shëruar falë punës dhe përkujdesit të mjekëve dhe infermierëve në shërbimin e gastrohepatologjisë.

Vjerdha përmend edhe përmirësimin e kushteve në spitale duke bërë një krahasim me 4 vite më parë kur ai ishte i shtruar për herë të fundit.

“Të mërkurën në drekë u detyrova të paraqitem në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, pasi konstatova se isha me melenë. (gjakderdhje në stomak). Aty ishte një mjeke e re, Xheni Alia, qe nuk më njihte fare, por që më priti dhe u kujdes për mua, siç vepronte edhe me të tjerët, me ngrohtësi e përgjegjshmëri profesionale. Infermiere Mira, në krye të stafit ndihmës të urgjencës, binte në sy për përkushtimin ndaj pacientëve të urgjencës.  U shtrova në repartin e patologjisë, shërbimi i gastrohepatologjisë, ku gjeta përkujdesjen maksimale nga dy mjeket gastrohepatologe, Nevila Luli(Tabaku) e Arjola Boci(Gjika) dhe mjeku endokrinolog Ermir Neli. Në të njëjtën gjendje jam shtruar edhe para katër vitesh, por tani, në ndryshim me herën e pare, nuk mungonte asnjë ilaç. Këtu gjej vend ti shprehi mirënjohjen time drejtorit të palodhur të spitalit, dr Ardjan Dajti, qe ka bëre të mos mungojnë ilaçet ne këtë shërbim.

Stafi ndihmës me la përshtypje shumë të mira, si për profesionalizmin ashtu edhe për komunikimin me te sëmurët. Sot kam dal nga spitali i shëruar, por edhe me respektin dhe mirënjohjen time te thelle për bluzat e bardha të qytetit tone Faleminderit për shërbimin” shkruan Vjerdha.

Fuat Vjerdha është një ndër gjyqtarët e pakët e rikthyer në detyrë nga KPA në detyrës pas vendimit të KPK për largimin e tij. Në arsyetimin e saj KPA cilëson se Vjerdha ishte një gjyqtar i aftë, i drejtë dhe i ndershëm dhe se shkalla e parë gaboi me shkarkimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?