Gjyqtari Elis Pulaj

Sport

Gjyqtari u godit me gurë gjatë takimit, Delvina humb ndeshjen në tavolinë, nuk kishte masa sigurie

22 Dhjetor 2020, 20:53| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 20:57

  • Share

Pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Delvinës dhe Albpetrolit ku mbeti i dëmtuar gjyqtari Elis Pulaj, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dënuar skuadrën sarandiote.

Delivna ka humbur ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 për mos përmbushjen e kushteve të sigurisë gjatë takimit.

"KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c dhe 64/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër SHS Albpetrol, zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Grupi B, në fushë asnjanëse" - thuhet në njoftimin e komisionit.

Incidenti ndodhi 3 ditë më parë ku një person i identifikuar me inicialet A.H., i shpallur në kërkim, u fut në fushë dhe goditi me gurë gjyqtarin anësor të takimit Delvina-Albpetrol, Elis Pulajn.

Ndër të tjera edhe mbrojtësi i Tiranës Marsel Ismailgeci është pezulluar për 2 ndeshje për sjellje antisportive ndaj kundështarëve gjatë përballjes me Skënderbeun.

"Lojtari i KF Tirana, Marsel Ismailgeci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik" - thuhet në njoftimin e Komisionit.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?