Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni dhe Lulzim Berisha

Gjyqtarit që liroi Lul Berishën i ‘bie infarkt’ para Vetingut, sot seanca e dytë për hetimin e pasurisë

21 Nëntor 2019, 11:01| Përditesimi: 21 Nëntor 2019, 11:18

  • Share

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, i cili ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, do të dalë sot për herë të dytë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e hetimit ndaj tij vetëm për kriterin e pasurisë. Seanca e parë dëgjimore për gjyqtarin Vrioni u zhvilluar ditën e djeshme, gjatë të cilës trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj, Pamela Qirko, nuk arriti të lexonte konkluzionet e hetimit të ligjshmërisë së pasurisë.

Që nga fillimi deri në fund të seancës, Arben Vrioni paraqiti një listë kërkesash, të cilat që të gjitha sillnin si pasojë shtyrjen e procesit. Pjesë e kërkesave të gjyqtarit ishte edhe përjashtimi i trupës gjykuese, me pretendimin se ishte e njëanshme, ndërsa në fund tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe. Në fillim të seancës, gjyqtari kërkoi që të verifikohej edhe për dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësitë profesionale. Në vijim gjyqtari kërkoi më shumë kohë që të njihej me gjetjet e Komisionit të Vetingut për pasurinë, ndërsa kërkoi edhe përjashtimin e trupës gjykuese. Në vijim, kërkoi të njihej me procedurën e hedhjes së shortit se si ishte zgjedhur trupa gjykuese.

Më pas, kërkoi vendimin e arsyetuar për rrëzimin e kërkesës së tij, për përjashtimin e turpit gjykues. Në fund tha se ishte kërkonte avokat, pasi ishte sëmur për t’u mbrojtur vetë. Të gjitha këto kërkesa u rrëzuan, por megjithatë seancës dëgjimore u shty për mesditën e sotme. Nuk është hera e parë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përballet me kërkesa të tilla, të cila i ka konsideruar si lëvizje taktike për të zvarritur procesin. Një strategji të tillë ka ndjekur edhe ish-drejtuesja e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi. Vetëm në shkallën e parë të Vetingut, zonja Gashti paraqiti 11 kërkesa, të cilat Komisioni i Vetingut i konsideroi si strategji për të shtyrë procesin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 21/11/2019 11:08

    U erdhi fundi plerave te korruptuar, sekuestrim pasurie dhe burg per keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?