Gjyqtarja e Shkallës së Parë në Durrës, Shpëtime Pitaku ka shpjeguar çfarë ka ndodhur.
Ajo ka thënë se në dielën në mbrëmje kur ishin kthyer në banesë kishin gjetur derën të hapur dhe sendet me vlerë të vjedhura.
“Të dielën në mbrëmje kishim dalë me bashkëshortin dhe kur jam kthyer pas disa orësh gjeta të thyer derën e jashtme të banesës. Bëra denoncim në polici. Kanë marrë nje shume te vogel parash që i mbaja në shtëpi për konsum të përditshëm dhe disa buzhuteri. Nuk më kanë bërë dëm të madh” ka thënë gjyqtarja për gazetarët jashtë kamerave"
Ndërsa nga burime të policisë hajdutët kanë marrë në shtëpinë e gjyqtares rreth 2 mijë euro
Denoncimin gjyqtarja e ka bërë pikërisht atë ditë dhe kur ka ndodhur grabitja.
Lajmi kryesor:
Durrës, Gjyqtarja e pasur denoncon vjedhjen e shtëpisë! Shpëtime Pitaku: Më morën 2 mijë euro dhe bizhu
S.G//ReportTv.al