Komisioni i Vettingut do të vendosë nesër për konfirmimin ose shkarkimin nga detyra të gjyqtares, Shefkie Mataj (Demiraj), e cila është edhe gjyqtarja e fundit që ka marrë pjesë në procesin gjyqësor të Gërdecit që del para Vettingut. Shefkie Demiraj u paraqit dje para trupës gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktarim për t’u njohur me rezultatet e hetimit për të tre kriteret. Komisioni i Vettingut ka konstatuar se gjyqtarja nuk justifikon plotësisht me burime të ligjshme të ardhurash një shtëpi tre kate + papafingo në Tiranë ndërtuar gjatë periudhës 1998-2012, me sipërfaqe rreth 461 m2 dhe me vlerë të deklaruar 20 milionë lekë.
Komisioni i Vettingut konstato edhe pamundësi financiare për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2014, kundrejt çmimit 950 mijë lekë, ndërsa vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler e pyeti gjyqtaren se si ka mundësi që Ministria e Shëndetësisë i kishte akorduar rreth 30 mijë SUD për kurimin e djalit. Gjyqtarja dha shpjegime të hollësishme dhe prapësoi çdo konstatim rëndues të trupit gjykues.
Shefkie Demiraj ka qenë pjesë e trupit gjykues të shkallës së parë për dosjen e Gërdecit. Në mars të vitit 2012, 4 vite pas tragjedisë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dha vendimet për 29 të pandehurit e dosjes Gërdecit, duke shpallur 7 prej tyre të pafajshëm. Trupi gjykues përbëhej nga Fatmira Hajdari, Ridvan Hado dhe Shefkie Demiraj.
Gjykata e Apelit, me trupë gjykuese të përbërë nga laudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri, shpalli fajtorë dhe dënoi 7 personat që ishin shpallur të pafajshëm nga shkalla e parë. Por, Apeli uli dënimin për Ylli Pinarin në 15 vjet, nga 18 që kishte dhënë Shkalla e Parë, si dhe për Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxollin me 1/3.
Para Komisionit të Vettingut, gjyqtarja Shefkie Mataj (Demiraj) i përgjigj pyetjes se pse Gjykata e Apelit ndryshoi pjesërisht vendimin e shkallës së parë, duke pohuar se çështja kishte qenë mjaft komplekse dhe se ndryshimet që kishte bërë Apeli kishin të bënin me mënyrën e vlerësimit të rrethanave dhe në bindjen e brendshme.
Po kush janë gjyqtarët e Gërdecit dhe çfarë ka ndodhur me ta?
Shkalla e parë
Fatmira Hajdari, shkarkuar nga KPK-ja
Ridvan Hado, konfirmuar në detyrë
Shefkie Demiraj, në proces Vettingu
Apeli
Alaudin Malaj, dorëhequr, përjashtuar nga drejtësia për 15 vite
Shkëlqim Miri, arrestuar, dënuar për korrupsion
Genti Shala, konfirmuar në detyrë
Gjykata e Lartë
Tom Ndreca, shkarkuar nga detyra
Admir Thanza, shkarkuar nga detyra
Shkëlzen Selimi, shkarkuar nga detyra
Medi Bici, konfirmuar në detyrë
Ardian Nuni, dorëhequr
Besoj se kjo (shefkie demiraj) e meriton antaresine besnike ne korporaten kusaro-kriminale dhe antishqiptare te llallerise dhe gjin-gjonerise.
Përgjigju