Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Elbasanit, e cila ishte në detyrë edhe si drejtuesi e kësaj gjykata, Enkeleda Kapedani, del sot para vetingut. Mësohet se gjyqtarja nuk ka marrë avokat për ka zgjedhur të mbrohet vetë.
Në një raport të ILDPKI është thënë se gjyqtarja nuk ka burime te ligjshme për të justifikuar pasurinë, nuk ka bërë deklarim të saktë. Theksi vendoset sidomos në një apartament banimi 50 mijë euro në Tiranë që sipas raportit është një pasuri e krijuar para detyrës së saj si magjistrate.
"Subjekti është pronare e vetme e apartamentit. Subjekti ka shpjeguar se babai i saj ka punuar në Greqi dhe ka patur mundësi financiare. KPK ka kryer hetimin dhe ka rezultuar se familja e saj ka të ardhura për të justifikuar këtë pasuri të blerë para fitimit të statusit të magjistratit".
Më 7 qershor të këtij vitit KLGJ vendosi pezullimin nga detyra të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani deri në përfundim të hetimeve, pas videove të publikuara nga Kapedani në Tik-Tok teksa sfilonte në ambjentet e Gjykatës se Elbasanit. KLGJ ka pranuar kërkesën e ILD për hetimin për pezullimin e saj për shkelje me argumentin se ka diskretituar figurën e një gjyqtari.
Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë nw media pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait e ndërsa mori vëmendje pas publikimit të videove në TikTok, teksa sfilonte në Gjykatën e Elbasanit dhe me këngët 'Mafia Mafia'. Në seancën e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Kapedani është shprehur se e gjitha është një sulm ndaj saj për t’i shkatërruar karrierën. Kapedani tha se ajo po 'bëhet kokë turku' e atyre personave që nëpërmjet e saj nuk i arritën qëllimet e veta”. Ajo është e bindur se detyrën e saj e ka kryer me shumë profesionalizëm.
Kjo nuk duhej te ishte fare aty , jo me te dale para vetingut
Përgjigju