TIRANË- Eneida Civici, gjyqtarja që ushtron profesionin e saj në dhomën Civilive të Gjykatës së Tiranës, ka vendosur të largohet nga sistemi gjyqësor, duke ju përkushtuar një pune tjetër, po në fushën juridike. Vendimi nga gjyqtarja Civici është marë ditën e sotme, ku ka njoftuar dhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke i njohur këta të fundit edhe me motivin se pse ka vendosur të largohet nga sistemi gjyqësor pas një karriere të gjatë, plot 17 vite si gjyqtare.
Gjyqtarja Eneida Civici, dikur ish-anëtarë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka vendosur të japë dorëheqjen në 11 tetor 2019, duke ju përkushtuar dhe kontribuar me përvojën e saj si drejtore e Zyrës Juridike pranë një institucioni fetar, siç është Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Në ndryshim nga rastet e tjera gjyqtarja Civici, ka parashtruar para anëtarëve të KLGJ-së kërkesën e motivuar sipas ofertës së punës, ndërkohë që vetë ligji e parashikon këtë si një rast të justifikuar.
Me këtë vendim, gjyqtarja ka lënë pas në gjyqësor, një karierë prej 17 vitesh në sistemin gjyqësor në vend, ku kujtojmë se nisjen e ushtrimit të profesionit, Civici e ka bërë në gjykatën e Vlorës dhe mandej ka vijuar në gjykatën e Tiranës, ku vijonte të punonte deri ditën e sotme. Gjyqtarja Civici, nuk i është nënshtruar ende procesit të rivlerësimit kalimtar “Vetting”, por pas kësaj dorëheqja gjyqtarja përjashtohet automatikisht nga verifikimi. Ndërkohë që bashkëshorti i saj është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, i cili ashtu si gjyqtarët e tjerë në këtë gjykatë, është në pritje të procesit të vlerësimit.
Si mund te pranoje nje institucion fetar nje hajdute si kjo.
PërgjigjuEdhe pse largohet ,nuk do ti shpetoje gjykimit per cka ka bere.
PërgjigjuHajdute me cizme, te gjitha gjyqet civile te gjykuara nga kjo duhen hapur dhe shqyrtuar nga themeli.
PërgjigjuHajdute ordinere shijkonte per leke ne cdo gjyq.
PërgjigjuKjo hajdute bashke me burrin dhe babain prokuror ne Vlore .Cupa e Duke Abazit.
PërgjigjuHajdute
PërgjigjuGjyqtare pleher, nje hajdute me pak ne sistemin e drejtesise.