Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e arrestuar për korrupsion nga SPAK, ka bërë përsëri kërkesë për të dalë nga burgu, me argumentin se s’ka kush të kujdeset për fëmijët e saj.
Me pranga në duar, dje gjyqtarja shkoi në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, por vendimi, për shkarkimin ose jo të saj nga detyra nuk u mor pasi vendimi u shty për në datën 11 mars ora 10:00, pas kërkesës së vetë gjyqtares për të pasur më shumë kohë për mbrojtjen e saj.
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) ishte sërish kundër shtyrjes, ose të paktën që maksimumi t'i jepej gjyqtares 2 ditë kohë, por KLGJ caktoi datën 11 mars për mbajtjen e seancës së radhës. Sipas Metanit, janë 5 raste kur gjyqtarja ka vepruar në kundërshtim me ligjin për t'i dhënë lirinë personave në mënyrë të padrejtë e për këtë duhet të shkarkohet.
Pak ditë më parë, gjyqtarja Hoxha u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK, pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.
MOS u merzit se te liron rama ,,,ai nuk mund te jetoje pa kriminelet dhe ata qe lirojne kriminelet....
Përgjigju