Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka deklaruar se mamaja e saj ka qenë e detyruar që të lironte të dënuarit.
“Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Media po i dëmton imazhin. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë së saj, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ato. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar”, tha vajza për Report Tv.
Foto nga seanca
Lajmi kryesor:
Gjykata lë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Avokati: E padrejtë, ka një fëmijë të sëmurë, tjetrin të mitur! Vajza: Mami është detyruar të lirojë kriminelët! (EKSKLUZIVE)
B.K./ReportTv.al