Pretendimet e vajzës dhe babait se është kërcënuar, gjyqtarja Enkelejda Hoxha sillet nga qelia në SPAK, do të merret në pyetje

15 Shkurt 2021, 12:50| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 13:43

  • Share

TIRANË- Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është nxjerrë ditën e sotme nga qelia dhe është sjellë në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Hoxha do të pyetet edhe lidhur me pretendimin e familjarëve se është kërcënuar për të liruar kriminelët nga burgu. Këtë deklaratë të fortë e bëri vajza e mitur e gjyqtares  e cila tha se “mami i saj është kërcënuar”.

Ndërkohë ditën e nesërme, Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të mblidhet nesër për shkarkimin e saj.  

Super operacioni i SPAK të enjten e kaluar (11.02.2021) i vuri prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin nga burgu të Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumanika nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjime që inkriminon të arrestuarit. Emri i gjyqtares Enkelejda Hoxha  lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.  

Në pranga u vunë 10 persona, mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha, Avokati Aldo Tabaku, Sekretarja Manuela Mallakuçi, Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi të cilët bashkëpunonin që nga falsifikimi i raporteve mjeko ligjore e deri tek shorti i caktimit të dosjes penale në mënyrë që ato t’i binin në dorë Enkelejda Hoxhës dhe më pas kundrejt shumës nga 6-12 mijë euro mundësonte lirimin e tyre nga burgu.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?