Gjyqtarja me COVID, shtyhet seanca për Mimoza Margjekën

18 Nëntor 2020, 11:08| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 12:25

  • Share

TIRANË - Shtyhet seanca gjyqësore për Mimoza Margjekën pasi një prej gjykatësve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjyqtarja e akuzuar nga SPAK për korrupsion ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie.

Margjeka akuzohet për korrupsion dhe për marrjen e një rryshfeti prej 6 mijë eurosh për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh, Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.

Mimoza Margjeka

Lajm në përditësim...

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?