Gjyqtarja që u arrestua sot ‘peshqesh’ i KLD-së së Bujar Nishanit, Berishës dhe Ilir Metës! Si i shpëtoi Enkelejda Hoxha 3 herë shkarkimit

11 Shkurt 2021, 17:58| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 22:27

  • Share

Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila u prangos sot nga SPAK në sallën e gjyqit duket u hapur derën e burgut të dënuarit të radhës për vrasje, i ka shpëtuar tre herë shkarkimit nga detyra, falë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë të drejtuar nga Bujar Nishani dhe më pas Ilir Meta. Gjyqtarja Hoxha i ka shpëtuar shkarkimit në vitin 2014, në fund të vitit 2017 dhe në fund, në janar të vitit 2020. Në pranverë të vitit 2014, Nasip Naço në atë kohë ministër i Drejtësisë, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkonte nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha, për shkelje të rënda disiplinore dhe për mosnjohje të një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë.

Çështja e gjyqtares Enkeleida Hoxha u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, së datës 14 prill 2014. Në atë kohë KLD-ja, sot e zëvendësuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, drejtohej nga Bujar Nishani, në cilësinë e Presidentit. Nishani ishte zgjedhur nga Sali Berisha dhe përfaqësonte vullnetin politik të këtij të fundit. KLD-ja u mjaftua me vetëm një vërejte për gjyqtaren. Kjo masë e lehtë disiplinore jo vetëm që nuk e frenoi gjyqtaren, por i dha ‘zemër’ për të vijuar bëmat në drejtësi.

Në nëntor të 2017, Enkeleida Hoxha do të bëhej sërish objekt diskutimesh dhe reagimesh të forta, për shkak të lirimit nga burgu të Genc Tafilit, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari. Hoxha e liroi Tafilin pasi kishte bërë 17 vite burg. Presidenti Ilir Meta, njoftoi se “Presidenti i Republikës, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi u njoh me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e shtetasit Genc Tafili, ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate”.

Megjithatë, pavarësisht këtij paralajmërimi, ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, nuk u mor asnjë masë. Inspektoriati i KLD, i cili duhej t’i propozonte Këshillit ndëshkimin e gjyqtares, drejtohej nga Mardisa Xhaferllari, të cilën Meta e emëroi në fund të 2019 anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Në 2017, gjyqtarja Hoxha liroi nga burgu edhe Ilir Pajën i dënuar për vrasje, rrëmbime, përdhunime, armëmbajtje pa leje etj., krime të kryera në Itali. Në shkurt të vitit 2019, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Hukuran Billën i dënuar me burg për jetë për vrasje në Angli Prel Markut. Billa u vra në qershor 2020 tek Komuna e Parisit. Më parë Billës burgun e përjetshëm ia kushte hequr fatmira Hajdari.

Në mes të muajit janar 2020, gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, pranoi kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle duke i shuar dënimin përjetë dhe dënuar përfundimisht me 25 vite. Po meqenëse Dokle kishte kryer 3/4 e kësaj mase të re dënimi, gjyqtarja Hoxha e liroi nga qelia me kusht, pas 16 viteve në qeli. Këtë herë ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Hoxha, e cila reagoi ashpër dhe kërkoi shkarkimin e gjyqtares. Por, Enkeleida Hoxha shpëtoi dhe vijoi avazin pasi nuk ishte ngritur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, që ka për detyrë të hetojë shkeljet e gjyqtarëve. ILD-ja e kërkoi shkarkimin një vit më pas, në janar 2021.

Kërkesa për shkarkimin e Enkelejda Hoxhës po shqyrtohet nga KLG-ja. Enkeleida Hoxha i shpëtoi edhe pezullimit. Mazhoranca kërkoi të ndryshonte ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke parashikuara pezullimin e magjistratëve abuzivë brenda tre ditësh, deri ku të mbaronte hetimi disiplinor. Këto ndryshime u kundërshtuan ashpër nga Ilir Meta dhe Partia Demokratike. Në këto rrethana, edhe pse Enkeleida Hoxha ishte nën hetim nga ILD-ja prej një viti, ajo vijonte të merrte vendime, duke projektuar vrasësit e radhës për t’i liruar nga burgu.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 12/02/2021 13:25

    Bravo Spakut , pamvaresisht se s'eshte e leht te shqepet gardhi i krimit , ne fillimet tuaj , beni pune shum te mir . Mos falni asnje kriminel , pamvaresisht reagimeve kunder punes tuaj . Pamvaresisht kush e ndihmoi sistemin kriminal , ne te gjitha institucjonet e shtetit , por edhe jasht saj ; rendesi ka lufta pa kompromis kunder tij .

    Përgjigju
  • dulja: 12/02/2021 05:16

    ja dhe 3 shja zabotatoret e vendite dhe kane goje flasin per Ramen keta mostrate ,po votohen keta plera more populle kujdes

    Përgjigju
  • Flori: 12/02/2021 01:30

    O tosi dritan priftin e ka helmuar ilir meta se i nxorri videon dhe per kete video saliu vrau 4 veta ne bulevard,,meta i hodhi dritanit helm ne pije,,helm qe gjeneron kancere vdekjeprurese ne trupin e njeriut me efekt te ngadalshem....perflitet se dhe qazim tepshi ish ambasador ne ceki u helmua me te njejten menyre pas nje kafeje afer lsi...iliri dhe monika duhet te gjykohen per keto krime...

    Përgjigju
  • Ustaj: 12/02/2021 01:21

    Ore kto qe kan dale dhe po dalin dhe po lirohen kan hy mrena ne kohen e Sales Edi perdori boshllikun dhe i nxori kush kishte euro nje dore direkte idha dhe Vangjushi dhe thot fajin eka Saliu. Sala ishte amo ky i gjati e shkaterroj fare po pune po bon Media se sa per politik e gjykate prokurori plehra fare qe e honkshin jarebi

    Përgjigju
  • dardan: 12/02/2021 01:16

    Nenkuptohet lehte qe gjyqtarja kriminele Hoxha i ndante leket e korrupsionit me Bujar Nishanin dhe Ilir Meten.

    Përgjigju
  • O tej: 12/02/2021 00:10

    Une ne foto shoh tre bajga lope.

    Përgjigju
  • vera: 11/02/2021 23:24

    AMAN O SPAK NA ARRESTO ILIR METEN DHE SALI BERISHEN ,,KETA KRIMINELE DHE HAJDUTE TE POPULLIT SHQIPTAR,,,PA HARRUAR MONIKEN,,,,SE PO IKIN SHQIPTARET NGA SHQIPERIA PER SHKAK TE KETYRE....

    Përgjigju
  • Miri: 11/02/2021 19:58

    SPAK beri nje veprim te vonuar por te mirpritur ndaj kesaj monstre gjyqtare. Dhe kjo nuk ka lidhje as me reformen e ashtuquajtur ne drejtesi apo me zellin e vullnetin e qeverise kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Gjithe ky aksion politik per te marre levdatat per punen e nje organi te pavarur, prokuroria, eshte krim me vete, jo thjesht skandal. Besoj qe nese Rama me banden e tij nuk do te kishte eleminuar Krimet e renda duke i lene pezull per vite me radhe, kjo gjykatese do ishte puthur me kohe e vakt me Milon. Problem shqetesues eshte edhe fakti qe kryesisht, te liruarit nga kjo monster jane ne jurudiksionin e qarkut Durres. Ku dhe mesuam kohe me pare se si ish kreu i bashkise jepte vertetime me qira per kriminelet e rangut te larte. Kjo deshmon se si Rama dhe banda e rij veprojne ne Durres dhe jo vetem, ne Berat, Fier, Vlore, Lezhe, Shkoder, Diber e Kukes. Me te tilla lidhje te krimit te organizuar. Pra nje keshille per SPAK: krimi i organizuar dhe korrupsioni ne keto nivele ka nje burim dhe ai eshte korrupsioni politiko partiak qe drejton vendin. Per tete vite, ishte Berisha me banden e tij dhe keto tete vite te fundit, Rama me organizaten e vet. Te mos harrojme qe per here te pare ne historine e vendit, kjo qeveri eshte gjetur fajtore per favorizimin e krimit te organizuar, kanabizimin e Shqiperise ku ish ministri i brendshem dhe numri dy i PS, Tahiri u denua me nje vendim gjykate. Pergjegjesia eshte individuale, patjeter, por ai zbatonte politiken e qeverise sipas orientimit dhe drejtimit apo konceptikit te Kryeministrit. Kur SPAK do tu hedhe prangat Kryeministrit aktual apo edhe atij paraardhes, e me gjithe president, atehere do themi se ka bere punen.

    Përgjigju
    • E verteta: 11/02/2021 22:27

      Ke harruar nje gje zotëri Etilda Gjonaj ka kërkuar pezullimin e saj por e ka mbrojtur KLD e Bujar Nishanit Ilir Metes dhe magjistrantja (me sakte magjistarja Marsida Xhaferllari

    • Koli: 11/02/2021 20:59

      Keta gjyqtare jane te emeruar nga keta tre by......ra dhe jo nga Rama dhe te gjithe keta gjyqtare bashke me te gjithe keta by.....re te pd - lsi do tu futet huri ne prapanice analfabeteve antishqiptare........

    • Spaktarku: 11/02/2021 20:58

      Ashtu eshte. Por he per he, dmth edhe per nje dekade, Spaku nuk do mund te shkoje aq lart e te hetoje ata qe e kane krijuar, natyrisht qe e kane dhe nen kontroll. Do merret me range te tilla, gjykates, ish deputete, prokurore, biznesmene/trafikante. Permes Spakut, partite qe jane maja e strumbullarit, do arrijne te heqin nga vetja barren e njefare kriminaliteti qe nuk i duhet me, keshtu edhe i tregojne popullit qe ja Drejtesia e re, ligji po vepron e dengla te tjera te sundimit ligjor. Spaku do veproje edhe si institucion permbarimi ekonomik duke konfiskuar shuma te medha parash dhe ndertesa te krimit, e do ia kalojne buxhepit te shtetit te tyre. Pas vitit 1946 duket se historia po perseritet, thjesht tani jane disa parti qe vjelin te mbjellat e popullit, mbi nje sistem te quajtur demokratik, si ne 1846...

  • Sidi: 11/02/2021 19:55

    Tre ticat qe pasuruan veten dhe shkaterruan Shqiperine dhe vecanerisht asaj qe i sherbeu ;Drejtesine

    Përgjigju
  • Faton Cajani: 11/02/2021 19:42

    Vertete ka gjykates te tille ne Shqiperi? Kjo gjykatesja ne kete rast ka mare leket per ulje denimi, ndersa themi se krimi nga keto gjykata behet Kur behet gjyqi Politik.

    Përgjigju
  • tosi: 11/02/2021 19:06

    Te tre keta hunderra nuk e donin kurre reformen ne drejtesi sepse keta ngriten drejtesine e juristave dhe gjyqtareve te plepave me kurs 3 mujor ne plepa .U bene prokurore tip Gjin Gjoni , Osman Aliu qe pastaj degjeneruan sistemin e drejtesise dhe futen ne dhe Dritan priftin para kohe qe beri denoncimin me te madh publik me ze e figure per oferen 700 mije euroshe dhe 7% e cila i futi veremin Dritanit te ndjere. Pa u gjykuar videoja 700 mije euro e Dritanit dhe nje here nga Spaku nuk ka drejtesi ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 11/02/2021 18:20

    Berisha Nishani Meta jasjtqirje te Kombit dhe Drejtesise qe duam.

    Përgjigju
    • Tirona: 11/02/2021 19:57

      Ke harru dhe Zhaben e Jales qe nuk ka frike nga plumbat por do te dridhet si Miu kur ti vendosin prangat nese thyen edhe nje here ligjin mbi korona virusin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?