Beteja e paprecedentë ligjore mes avokatit Idajet Beqiri dhe SPAK-ut për të hetuar pasuritë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, do të zhvendoset në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarja pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tereza Merkaj, ka vendosur në favor të Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke bllokuar hetimin e pasurive të dy politikanëve, nëse burojnë nga të ardhura të ligjshme dhe nëse janë deklaruar në përputhje me ligjin. Në 9 mars 2023, Tereza Merkaj ka rrëzuar vendimin e gjyqtares së shkallës së parë Flojera Davidhi, e cila në 30 nëntor 2022 urdhëroi SPAK-un të hetonte pasurinë e Berishës dhe Metës nëse kishte lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit në vitin 1997 dhe në fund të vitit 1999.
Sipas zonjës Tereza Merkaj jemi para ‘gjësë së gjykuar’, duke iu referuar dosjes së vjedhjes së floririt dhe se nuk rezulton asnjë indicie apo e dhënë që të mbështes pretendimet e kallëzuesit për implikimin e dy politikanëve në vjedhjen e floririt. Sipas gjyqtares Tereza Merkaj vendimi i Flojera Davidhit është i pabazuar. Gjyqtarja Davidhi kishte rrëzuar vendimin e prokurores së SPAK, Manjola Kajana, e cila vendosi mosfillimin e procedimit për vjedhjen e floririt të Kërrabës, për Berishën dhe Metën, në bazë të kallëzimit penal të Idajet Beqirit.
Ndërkaq, Beqiri i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të gjyqtares së Apelit, Tereza Merkaj dhe lënien në fuqi vendimin e shkallës së parë, që kërkon hetimin e Berishës dhe Metës. Në ankimimin e tij, Beqiri thotë vendimi Tereza Merkajt bie ndesh me standardin e vendor nga vetë Gjykata e Lartë, e cila përmes disa vendimeve ka theksuar se prokuroria nuk mund të vendosë mosfillim pa kryer verifikime mbi pretendimet në kallëzim.
Në rekursin e tij, Idajet Beqiri rendin disa vendime gjykatash, rrethana të reja, pasuri të dyshimta, dyqane dhe emra që shesin sipas tij floririn e vjedhur për llogari të Ilir Metës, emrat dëshmitarësh dhe një person që është gati të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të rrëfyer vjedhjen e thesarit të shtetit. Tashmë do të jetë Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë në mënyrë përfundimtare për hapjen ose jo të dosjes së vjedhjes së floririt nga SPAK-u.
Beteja ligjore
Në shtator të vitit 2022, avokati Idajet Beqiri referoi në SPAK një kallëzim penal ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës për vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e Kërrabës ndodhur në vitet 1997 dhe 1999. Në kallëzimin penal, Beqiri pretendonte se një pjesë e pasurisë së Metës dhe Berishës është produkt i vjedhjes së floririt. Më 7 tetor 2022, prokuroja Manjola Kajana, vendosi mosfillimin e procedimit penal, duke rrëzuar kështu kërkesën e Beqirit për ndjekjen penale të Ilir Metës dhe Sali Berishës si të dyshuar, sipas tij, si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt.
Në vendimin e mosfillimit, prokurorja Manjola Kajana thoshte se vepra penale e referuar në kallëzimin e Idajet Beqirit është parashkruar sipas legjislacionit penal, pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite. Së dyti, prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana thekson se për këtë ngjarje janë dënuar 5 persona në vitin 2001, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Ushtarake. Dhe së treti, sipas prokurores, vepra penale e referuar nga Beqiri, ajo e grupit të strukturuar kriminal, nuk ekzistonte në legjislacionin penal të kohës.
Avokati Beqiri e ankimoi vendimin e prokurores Manjola Kajana në gjykatë, duke këmbëngulur në hetimin e Berishës dhe Metës. Me vendim të datës 30 nëntor 2022, gjyqtarja Flojera Davidhi, pranoi ankimimin e Beqirit, duke rrëzuar vendimin e 7 tetorit 2022 të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, për mosfillimin e procedimit penal për vjedhjen e floririt. Gjyqtarja Flojera Davidhi arsyeton se prokuroria nuk mund të dalë në konkluzione se nuk ka vepër penale dhe se janë parashkruar veprat penale, pa kryer hetime. Gjyqtarja arsyeton se i takon më pas gjykatës për të kontrolluar dhe vlerësuar hetimet e prokurorisë. Flojera Davidhi thekson se mund të jemi para vazhdimësisë së veprës penale, por pa hetuar në mënyrë shteruese, nuk mund të dilet në një përfundim.
Gjykata thotë se kallëzuesi pretendon se Ilir Meta dhe Sali Berisha i kanë krijuar pasuritë me floririn e vjedhur. Sipas gjykatës, kallëzuesi nuk ka mundësi për ta provuar këtë fakt, ndaj SPAK duhet të verifikojë burimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, përmes shkresave drejtuar ILDKPKI, hipotekës etj. Në vendimin e gjykatës thuhet se SPAK-u, pasi të bëjë një hetim shterues, të paraqitet në gjykatë për pushimin e çështjes ose ndëshkimin e personave përgjegjës, nëse do të zbulohen të tillë.
Por, prokurorja Manjola Kajana i qëndron arsyetimin në vendimin e saj për të mos regjistruar procedim penal për vjedhjen e floririt, si dhe për të mos hetuar pasurinë e Metës dhe Berishës. Në dokumentin që publikon sot Shqiptarja.com, Manjola Kajana rendit disa argumente për të mos regjistruar procedim penal për vjedhjen e floririt dhe rrjedhimisht për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë që e urdhëron të verifikojë pasurinë e Metës dhe Berishës.
Manjola Kajana argumenton se fakti penal i vjedhjes së thesarit të shtetit në Kërrabë ka ndodhur dhe për këtë fakt janë dënuar disa persona. Por, prokurorja thotë se nuk ka asnjë të dhënë që Sali Berisha dhe Ilir Meta të kenë lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit. Gjithashtu, prokurorja thekson se deri në momentin e regjistrimit të kallëzimit penal, ka kaluar afati i parashkrimit të ndjekjes penale për veprat penale të vjedhjes së bankave.
Prokurorja e SPAK-ut thekson më tej se “është e vrertë të që kallëzuesi Idajet Beqiri, në kallëzimin e tij, përveç vjedhjes së thesarit duke përmendur/atribuuar këtë vjedhje shtetasve Ilir Meta dhe Sali Berisha si organizatorë të saj, ka përmendur një tërësi veprash penale si: korrupsion të funksionarëve të lartë shtetëror, pastrim të produkteve të veprës penale, refuzim për të deklaruar, vrasje në rrethana cilësuese etj., mirëpo këto vepra penale vetëm citohen prej tij..., duke mos referuar asnjë indicie konkrete që të krijohet dyshimi i arsyeshëm për konsumimin e këtyre veprave penale prej personave të kallëzuar prej tij”.
Sipas prokurores Manjola Kajana nuk mund të kryhen hetime për pastrim parash, pasi më parë duhet të vërtetohet fakti penal i vjedhjes së thesarit nga zyrtarët e kallëzuar” “Në rastin konkret nuk ka asnjë indicie që të bëjë lidhjen midis këtij fakti penal me të kallëzuarit Ilir Meta dhe Sali Berisha, si ish zyrtarë të lartë në kohën kur ka ndodhur vjedhja e thesarit të shtetit. Për këtë arsye, nga ana jonë vlerësimi i këtij kallëzimi penal është i lidhur më së pari me veprën penale të vjedhjes, në mungesë të vërtetimit të lidhje së ish funksionarëve të lartë Meta dhe Berisha, sjell si pasojë edhe pamundësinë e fillimit të hetimeve ndaj tyre për veprën penale të pastrimit të produkteve që rrjedhin nga vepra penale”.
Manjola Kajana, në ankimimin e saj në Gjykatën e Apelit, thotë se Gjykata e Shkallës së Parë, në kushtet e mungesë së indicieve të rëndësishme të faktit penal, duke të linte në fuqi vendimin e saj për mosfillimin e procedimit penal.
“...gjykata, gjatë kontrollit gjyqësor, duhet të marrë në konsideratë jo vetëm pretendimet e palës kallëzuese, por edhe respektimin e të drejtave dhe lirive ndaj të cilëve ngrihet akuza.... Për më tepër që vetë kallëzuesi në ankim ka shtuar fakte të reja në lidhje me pasurinë e subjekteve zyrtarë të nivelit të lartë, fakte të cilat edhe prokuroria nuk i ka pasur objekt kallëzimi, në momentin e vlerësimit të kallëzimit penal”, thekson prokurorja e SPAK-ut.
Gjyqtarja Tereza Merkaj pranoi në 9 mars ankimimin e prokurores Manjola Kajana dhe pretendimet e saj në favor të mosfillimit të procedimit penal. Ky vendim është ankimuar nga Idajet Beqiri në Gjykatën e Lartë.
Sic duket Tereza dhe Manjola i shijojne kafet se bashku.Pasuria e politikaneve duhet hetuar,kontrolluar e verifikuar edhe pa nje akuze gjyqesore cdo vit.Cfare ka kaq te veshtire ketu per t'u bere?! Kane frike nga GOGOLET keto te dyja qe u kane dale ne krah?!
PërgjigjuCudi si i ka shpetuar syrit prej pishe te investigatoreve si shoku Doci! Pra per "golin" e radhes se Rama-Xacka me bazen e Limionit. Nga ku mesuam qe nuk paskesh qene pa vlere transaksioni i kapterr Kollcaku i cili nga mbajtes i torbes se ish kapterr gjeneral Lleshit, u be gjeneral brenda nates e gdhi deputet PSje! E paska hedh firmen qerratai. Ishalla me ket pune po merret Bollino dhe Doci pasiqe kane eksperience nga investigimi i kapterreve te Sales. Apo si duket vetem ne nje ane u punon presa...
PërgjigjuQE Sala ene likja kan vjedh know dihet.qe i mbrojn edhe kjo dihet.se kush e per ca i mbrojn ska rendesi se perseri dihen.por ketyre u lumte palla se kan gjet popull dele. REVOLTA ESHTE FJALA DHE VENDIMI I ATYRE QE SU DEGJOHET ZERI DHE SBEJN DOT DREJTESI . Po flas per popullin me dele ne ballkan .flm o zot QE femije e mi nuk rriten atje KU delet mbushin sheshet Vetem per fushat
PërgjigjuNjeri thote mos bej gjyqtarin por bej KM. Tjetri thote po bera une Gjyqtarin do bej qametin. Nje tjeter thote vulen ma mori Rama me vendimin e gjykates… Reforma ne drejtesi kishte kushtin kryesor ndarjen e pushtetit gjyqesor nga politika. Lereni drejtesine te beje punen e saj! Ka shkalle gjyqesori prape. Vazhdoni hapat ligjor dhe prisni. Shteti i se drejtes ja jep cdo individi kete te drejte, ne demokraci.
PërgjigjuKta fëlliqsira politikan nga të katër krahët jan bashk. Se Edi Rama si kryeministër po të ishte burr shteti kto lloi Terezash wc i nxirte jasht sistemit të padrejtësis me shkelma jasht se bëjn MU MU MU që jan wc e Shqipris. Mjer Shqiptarët po mir ju a bëjn kur votojn të tilla monstra.
Përgjigjujo cdo hertim eshte me deshire e carlos dhe atij avokatit budalla qe eshte burgosur ne kohen e xhaxhit kur ishte gjyqtar ne kruje, se pat vjedhe
PërgjigjuShume veprime te prokuroreve ose gjygjtareve te caktuar po i jep nje panorame me pak shpresedhenese vetngut ne drejtesi.Drejtesia e re kerkon mbi te gjitha aftesi maksimale juridike si dhe kurajo per te perpalluat cda lloj presioni . Per mua shoresa eshte tek maghistrate e rinj qe duhet me foemos te mbyllin bishlleqet e krijuara.Prokuroret e SPAKUT dhe gjygjtaret e krimeve te renda janen syrin e mbare popullit per te dhene drejtesine shume munguar.Mos harrojme se kane privilegje shume me teoer dhe se presidenti i republikes prandaj duhet ta shperblejne ne drejtesi,ne rast te kundert me kurajo qytetare te largohen nga sustemi ne rast se kane frike nga presionet.Per mua politikanet e larte majtas dhe dhathtas duhet te kalojne giltrin e drejtesise ,se e nisen me patallona doku dhe sot jane milioner,me oarate e korrupsionit
PërgjigjuNuk behet me ai vend.. Jo Vetting,jo SPAK po edhe FBI te vij ne Shqiperi.. politikanet shqiptar kane jetuar..po jetojne dhe do jetojne si pashallare pasi kane vjedhur djersen dhe gjakun e popullit..
Përgjigjupo keta thone dretesia ne dore te Rames ,a po tashi ju leverdise
Përgjigjume siguri po te ishte per piktorin do ishte dakord kjo tipja ...sa turp.. Te gjithe politikanet pa asnje dallim duhet te kalojne ne site ...
PërgjigjuAv. Beqiri mund te shohe mundesine e nje "beteje" me te lehte dhe qe ka prova me thes per fajsi korrupsioni dhe pasurie te paligjshme. Mjafton qe ti vere emrin te kallzuarit Edi Rama...
Përgjigju