Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov

VIP & Spektakël

“Gjyshen e ka nga Korça”, Adelina Tahiri tregon origjinën e vërtetë të burrit të saj

24 Nëntor 2018, 21:00| Përditesimi: 24 Nëntor 2018, 21:05

  • Share

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri është gjykuar shumë herë nga ndjekësit e saj për faktin që ka marrë një bashkëshort me origjinë serbe dhe maqedonase. Shumë herë i kanë vënë epitete të ndryshme duke e quajtur materialiste dhe bashkëshortin e saj e quajtën ‘plakush’.

“Është bërë një bujë shumë e madhe, aq sa nuk u bë as për Meghanin dhe Princ Harryn që thyen rregullat mbretërore dhe ligjet dhe janë bashkë. Burri im ka gjak shqiptari. Nuk është e vërtetë që ai është serb. Ai është shtetas maqedonas por nënën e ka nga Korça. Unë jam shumë e lumtur me të dhe nuk na bashkon materializmi, por dashuria,”- tregon Tahiri.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?