JORDANIA- Si një urë lidhëse me gjyshërit e tij të cilët kanë probleme me dëgjimin, i vogli Aws Oudah, vetëm 5-vjeç mësoi gjuhën e shenjave për të krijuar një marrëdhënie me ata.
Karizmatik dhe inteligjent, 5-vjeçari nga Jordania, është kthyer në një fenomen në botën e youtube-t, pasi njohurit e tij mbi gjuhën e shenjave po i përcjell përmes kanalit të tij, që edhe njerëz të tjerë të mësojnë këtë lloj të veçantë komunikimi.
"Unë i bëj këto video për t'u dhënë mundësi njerëzve të komunikojnë me personat me aftësi të kufizuara dhe të mësojnë nga unë”, tha a në një intervistë për Reuters.
Vogëlushi e mësoj gjuhën e shenjave nga babai i tij dhe më pas vendosi të hapte një kanal në youtube me të cilin ka tërhequr vëmendjen dhe ka fituar shumë ndjekës në një kohë shumë të shkurtër.