Champions League zhvilloi dje ndeshjet e katërta në disa grupe. Në këto sfida Pepe i Portos dhe Giroud i Milanit vendosën rekorde me paraqitjet dhe golat e shënuar.
Në grupin H, Porto fitoi 2-0 kundër Antwerpit të Arbnor Mujës në "Do Dragao". Golin e dytë të ndeshjes e shënoi Pepe në minutën e 90+1. Ai u bë golashënuesi më i vjetër (40 vjeç e 256 ditë) në historinë e Ligës së Kampionëve, kur dyfishoi epërsinë e Portos kundër Antëerp. Pepe gjithashtu është lojtari më i vjetër në fushë, që starton në një ndeshje të Champions League.
Në grupin F, Milani përmbysi 2-1 PSG-në. Goli i dytë për kuqezinjtë u shënua nga Giroud në minutën e 50-të. Sulmuesi (37 vjeç) u bë golashënuesi francez më i vjetër në historinë e Champions League.