Sali Berisha

Gjyshi që 'luftonte' me forcat okupatore dhe ne që 'luftonim' nga dhoma e gjumit

15 Qershor 2023, 10:51| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 10:57

  • Share

"Një komplot është bere nga mafia ndërkombëtare ndaj meje", - deklaronte dje Berisha.

Ne mendje me erdhi një episod i gjimnazit. Kishim një shok ne qe apartamentin e kishte bosh nga ora 7 e mëngjesit deri ne orën 5 pasdite.

E te apartamenti këtij ne organizoheshim kur dëshironim te kalonim momente ilegale intime me ndonjë mikeshe moshatare.

Vetëm se kishte një detaj.

Here pas here ne apartament këtij i vinte dhe gjyshi (qe jetonte ne shtëpi përdhese pak me tutje); mirëpo gjyshi vinte aty sepse këta kishin DVD ne sallonin e shtëpisë dhe gjyshi shikonte filmat e soc-realizmit.

Gjyshi ishte si nipi vet, doç, ishte sqaruar me kohe se ajo dhoma ne fund fare do përdorej nga rrethi jone paraditeve, e i kishte thënë nipit "unë do jem ne sallon, s'kam pune andej bëni ç’të doni".

E kështu na ndodhte qe ndërsa shijonim oazin e moshës te kyçur ne dhome, ne sfond dëgjoheshin këto sekuencat filmike te tipit "Para partizaaane, urraaaa", se gjyshi kishte dhe probleme me dëgjimin i varfri dhe e çonte volumin e TV ne maksimum.

Sfondi i filmave me partizane krijonte idenë se ne atë apartament luftohej ne çdo front. Bam ne andej nga dhoma, bam dhe gjyshi ne sallon.

E kur pyeste ndonjëra "uaa kush është andej?", përgjigja ishte standarde: Është gjyshi qe po lufton me forcat okupatore.

Pak a shume kështu dhe muhabeti i gjysh Berishës, ai vazhdon ne sfond luftën e paepur me mafian ndërkombëtare, e ne vazhdojmë programin tone.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 15/06/2023 23:24

    Hahaaaaaassss

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?