Mbyllet kopshti "Sorros 1" në qytetin e Gjirokastër, kjo për shkak të situatës së koronavirusit si dhe punonjësve të prekur.
Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Arsimit në bashkinë Gjirokastër, Albana Hasani e cila tha se nuk dihet për sa kohë këto kopshte do të qëndrojnë të mbyllura.
"Sot me fillimin e javës kemi vendosur mosfillimin e mësimit për dy kopshte nr 2 dhe nr 4. Arsyeja ka qene protokolli i Ministriseë së Shëndetesise pasi pjesëtare të stafit paraqesin shenja të COVID-19. Se si ka ardhur kjo punë për të shpëtuar atë pjesë tjetër stafi të paprekur vendosëm të mbyllim kopshtet. Afati sa do qëndrojnë mbyllur do shihet nga gjendja shëndetësore e edukatorëve", tha drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër, Albana Hasani.
Përgjatë kësaj periudhe që do të qëndrojë e mbyllur, do të bëhet dezinfektimi i ambienteve si dhe do të pritet rikuperimi i gjysmës së stafit të edukatoreve dhe stafit mbështetës që dyshohet se janë prekur nga koronavirusi.
Do të monitorohet se si do të zhvillohet situata e koronavirusit e më pas do të vendoset për rifillimin e punës.
Ky është kopshti i tretë që mbyllet në Gjirokastër pas 2 kopshteve të mbyllur 2 javë më parë.
Lajmi kryesor:
Rekord të shëruarish nga COVID në 24 orët e fundit/ Fitojnë betejën 564 qytetarë, shënohen 602 raste të reja dhe 8 humbje jete! Infektohet Marjana Kondi e 4 punonjëse në burgun e Peqinit
E.M./ReportTv.al