Eksportet bujqësore drejt Rajonit, Evropës dhe botës u rritën në vlerën e 55.1 miliardë lekëve, gjatë vitit 2022,duke shënuar nivelin më të lartë të rritjes së tyre në bujqësi. Krahasuar me një vit më parë eksportet bujqësore u rritën në sasi me 15.6% gjatë vitit 2022 dhe në vlerë 18.1% më shumë. Përkatësisht eksportet bujqësore nga 360.7 mijë tonë në vitin 2021 arritën në 416.8 mijë tonë. Ndërsa në vlerë u rritën nga 450 milionë dollarë në 500.8 milionë dollarë.
Ministria e Bujqësisë në një bilanc thotë se produktet më të eksportuara sipas sasisë janë pjeprat dhe shqalqinjtë me 18.4%, domatet me 15.5%, kastravecat me 14%, agrumet me 9.8%, zarzavatet me tjera 9.2%, lakrat me 9%, bimët aromatike dhe medicinale me 4.8% dhe mollët e ftonjtë me 3.2%.
Ndërkohe produktet më të eksportuara në vlerë janë bimët medicinale dhe aromatike me 23.8% të eksporteve të kategorisë bujqësore, domatet me 15.6%, kastravecat me 12,1% dhe zarzavatet e tjera me 11%. Sipas statistikave, eksportet e zarzavateve rezultuan me rritjen më të madhe në qarqet me bujqësinë më intensive në vend, si Berat, Lushnjë, Fier e Divjakë, ku sigurohet mbjellje me dy sezone.
Në kushtet e krizës nga lufta në Ukrainë, përmes Skemës Kombëtare, Ministria e Bujqësisë, ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit duke alokuar 5.1 miliardë lekë dhe mbështetur drejtpërdrejt rreth 48 mijë fermerë. Gjeografia e eksporteve bujqësore shqiptare është shtrirë në 78 shtete të botës.
Ambicia e qeverisë shqiptare është që brenda kësaj dekade eksportet e prodhimeve bujqësore të arrijnë në 1 miliard dollarë nga 500 milionë dollarë që janë sot.
Komente
