Trofeu i Superkupës

Gjysmëfinalet e Superkupës së Italisë, mësohen përballjet në Arabinë Saudite

16 Maj, 17:35| Përditesimi: 16 Maj, 17:36

  • Share

Fitimi i Kupës së Italisë nga Juventusi tanimë ka bërë edhe më të qartë Superkupën e Italisë për sezonin 2023-24, e cila do zhvillohet në Arabinë Saudite në formën e një mini-turneu me katër ekipe, teksa datat ende nuk janë caktuar (janar 2025).

Kampionët e Italisë, Interi, do të luajnë në gjysmëfinale kundër Atalantës, ndërsa Juventusi fituesi i Kupës ndeshet me Milanin. Pjesëmarrja në Superkupë përveç prestigjit dhe mundësisë për të fituar një trofe të rëndësishëm, do të bëjë që skuadrat të përfitojnë edhe financiarisht.

Si fillim 4 ekipet do të shpërblehen me nga 1.6 milionë euro. Më pas, finalistja ka të garantuara pesë milionë euro, ndërsa fituesi do të marrë në total tetë milionë euro. Interesimi ka qenë i madh edhe për këtë kompeticion. Në edicionin e shkuar, finalja u pa nga 7.1 milionë shikues dhe

Interi është kampioni në fuqi i Superkupës, me zikaltërit që më 22 janarin e këtij viti mundën 0-1 Napolin me golin e Martinez në fundin e lojës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?