Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë

Sport

Gjysmëfinalja kundër Dinamos, Thomas Brdaric: Vllaznia me ide të qarta, duam finalen e Kupës

1 Prill, 11:49| Përditesimi: 1 Prill, 11:50

  • Share

SHKODËR - Vllaznia dhe Dinamo luajnë nesër (e mërkurë) në orën 19:00 në "Loro Boriçi". Përballja mes tyre vlen gjysmëfinalen e parë për Kupën e Shqipërisë dhe të dyja kampet duan të shkojnë në ndeshjen e kthimit të avantazhuar.

Pa Balaj të dëmtuar, te Vllaznia janë të qartë për objektivat dhe kërkojnë finalen. Për këtë foli në konferencën për mediet edhe Thomas Brdaric, trajneri i shkodranëve.

Barazimi me Teutën në kampionat - E nisëm mirë ndeshjen me Teutën, por do të jetë e vështirë ta nisim pa një sulmues nesër kundër Dinamos. Sot kemi një stërvitje, nuk është se kemi patur shumë kohë, do të rregullojmë disa defekte dhe shpresojmë që shumica e lojtarëve të jenë të gatshëm për nesër.

Dinamo dhe humbja 4-1 në Korçë - Ata kanë strategjinë e tyre, s'duhet të interpretojmë, jemi rivali kryesor, objektivi është t'i mundim dhe të jemi pozitivë, kemi bërë një sezon të mirë dhe nëse jemi të gjithë të gatshëm jemi shumë të fortë. Nuk ka lidhje ndeshja në shtëpi apo jashtë, duhet të fokusohemi 100%, lojtarët duhet të tregojnë aftësinë e tyre, të kemi një balancë, të jemi efikasë në sulm dhe të mbrojmë portën.

Kalendari dhe objektivat - Më mirë për një lojtar dhe trajner është ndeshja, nuk duhet të mendojmë që janë shumë ndeshje. Është privilegj të kemi ndeshje si në Kupë dhe kampionat. Ti qëndrojmë objektivave që të shkojmë në finale, të jemi pozitivë para dhe pas ndeshjeve.

Kupa - Besoj që njëherë do të jetë koha jonë, të gjithë besojnë, e dimë si funksionon futbolli, në disa raste është e vështirë, aty është fokusi nesër. S'kam thënë që unë kam ëndërr, por tifozët kanë ëndërr dhe do të punojmë së bashku për këtë”, tha Brdaric.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?