‘Gjysmë-jeta e Marie Curie’, te Metropoli me Yllka Mujon e Armela Demaj! ‘Triptiku’, tri vepra të Puçinit në Opera! ‘Mbretëresha e borës’ te ‘Migjeni’!

29 Shkurt, 10:46| Përditesimi: 29 Shkurt, 12:56

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.     Shfaqja "Gjysmë-jeta e Marie Curie" nga Lauren Gunderson jetësohet  nga sot në orën 19.00 deri në 3 mars në Teatrin Metropol në Tiranë, me regji të Armela Demaj, e cila interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

2.     Produksioni i ri i Teatrit të Operas "Triptiku" me tre vepra të Giacomo Puçinit performohet nga sot në orën 19.00 deri në 3 mars në Teatrin e Operas.

3.     Vijon sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqja “E kuqe” e John Logan dhe me regji të Altin Bashës. Pjesa, ku trajtohet tema e artit mes profesionalizmit dhe komercializmit interpretohet nga Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj.

4.     Natyra, jeta e përditshme dhe arkitektura tipike në fotografi, janë në fokus të ekspozitës  lëvizëse “Udhëtim në Japoni”, e kuruar nga Fatmir Juka që pret vizitorët deri në 11 mars në Bibliotekën Marin Barleti në Shkodër.

5.     Artisti Shpëtim Kërçova përmes ekspozitës fotografike "Vizitë e vonuar", që qëndron e hapur deri të premten në galerinë "Bazament art space" në Tiranë, ofron një udhëtim vizual përmes disa imazheve fotografike, shtypur në bardhezi nga një katalog i prodhuar në Romën e vitit 1941.

6.     Shtatë artistë suedezë nga Studio 44 e Stokholmit kanë çelur në galerinë 70 në Tiranë ekspozitën "Tranzicion" , që qëndron e hapur deri në 17 mars, duke shpalosur një koleksion veprash që provokojnë mendimin duke kapur thelbin e transformimit të tij në shumë forma.

7.     Gjyqet” e diktaturës në imazhet e fotografëve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ekspozita e veçantë e kuruar nga Zef Paçi, Luçjan Bedeni dhe Lek M.Gjeloshi, qëndron e hapur deri në 24 mars në Muzeun Marubi në Shkodër

8.     Mbahet sot në orën 11.00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër shfaqja për fëmijë “Mbretëresha e borës” me regji të Merita Smajës dhe me një kast të përzgjedhur aktorësh, përfshirë aktoren Drande Xhaj.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?