Receta

Gjyveç me makarona dhe mish pule nga zonja Albana

17 Korrik, 12:05| Përditesimi: 17 Korrik, 12:07

  • Share

Gjyveç me makarona dhe mish pule

Përbërësit:

  • 1 pulë mesatare
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 2 qepë të thata
  • 4 lgj salcë domate
  • 2 lgj gjalpë të shkrirë
  • 500 gr makarona të vogla
  • 2 litra ujë
  • Gjethe dafine
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit. Shtojmë qepët e grira bashkë me racionet e mishit të pulës. I kaurdisim derisa qepët të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë salcën e domates, vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas hedhim ujin. Rregullojmë shijen me kripë, piper, gjethe dafine dhe e lemë mishin të zjejë mirë. Më pas shtojmë gjalpin dhe makaronat e vogla, i kaurdisim për disa minuta. E kalojmë gatimin nga tenxherja në tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius. E lëmë të piqet për 15-20 minuta derisa makaronat të kenë përthithur gjithë lëngun e mishit. Pasi kemi fikur furrën, tavën e lëmë në nxehtësinë e furrës edhe për 15 minuta dhe më pas e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?