Gjyveç me makarona elb, speca dhe sallam
Përbërësit:
- 350 gr makarona elb
- 200 gr sallam
- 4 lgj vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 3 thelpinj hudhër
- 60 ml verë e kuqe
- 1 lgj salcë koncentrat
- 300 gr domate salcë
- 1.2 litër ujë
- Pak spec djegës
- Kripë, piper, rigon
- Djathë i bardhë për servirje
Përgatitja:
Në një tigan kaurdisim mirë sallamin e prerë në disqe. Në po atë yndyrë shtojmë qepën e prerë imët dhe më pas specat. I kaurdisim duke shtuar hudhrën dhe më pas makaronat. Salcën e kuqe koncentrat kur e shtojmë e shuajmë me verën. E lëmë derisa të avullojë alkooli dhe më pas shtojme salcës e domates, ujin dhe erëzat. E lëmë gjyveçin të gatuhet dhe e servirim të ngrohtë me pak djathë të bardhë sipas dëshirës.
Komento
Komente
