Gjyveç me patate, recetë me shije fantastike nga zonja Albana

23 Prill, 12:04| Përditesimi: 23 Prill, 12:06

  • Share

Gjyveç me patate

Përbërësit:

  • 500 gr mish
  • 1.5 kg patate
  • 4-5 lugë gjelle vaj
  • 1 kokërr qepë
  • 1 lugë salcë domatesh
  • Spec i kuq pluhur
  • Gjethe dafine
  • Kripë, piper i zi
  • Majdanoz

Përgatitja:

Mishin e presim në racione dhe e kaurdisim së bashku me qepën. Më pas shtojmë pak salcë domate ose domate të grira hollë, kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë. Ndërkaq përgatisim patatet, të cilat pasi i kemi pastruar i presim në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe i skuqim lehtë me pak yndyrë. Në një tavë vendosim thelat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec të kuq dhe në fund lëngun e mishit. Tavën e vendosim në furrë për gjysmë ore. Pasi është pjekur e servirim gjyveçin në pjatë duke e spërkatur me lëngun e vet dhe me majdanoz të grirë hollë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?