Gjyveç me sallam dhe speca
Përbërësit:
- 450 gr sallam / salçiçe
- ¼ filxhan vaj ulliri
- 2 qepë të kuqe
- 3 speca (të kuq dhe jeshil)
- 3 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 4 domate mesatare
- 2 lugë çaji rigon i thatë
- ½ filxhan ujë (120 ml)
- ¼ filxhan uzo
- 2 lugë gjelle majdanoz i freskët
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Nxehim vajin e ullirit në një tigan të madh në temperaturë mesatarisht të lartë. Shtojmë sallamin (ose salçiçet) dhe i skuqim për rreth 15 minuta, duke i kthyer nga të gjitha anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I heqim më pas dhe i vendosim në një pjatë. Në yndyrën që ka mbetur në tigan kaurdisim qepën për 5 minuta. Më pas shtojmë specat dhe hudhrën dhe vazhdojmë me skuqjen për 5 minuta të tjera. Shtojmë salcën dhe domatet e freskëta, i trazojmë dhe i lëmë të gatuhen për pak minuta. Hedhim rigonin, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq (të ëmbël dhe djegës sipas dëshirës). E përziejmë mirë, shtojmë ujin, vendosim sallamin në tigan, e mbulojmë me kapak dhe e lëmë për rreth 5 minuta. Më pas heqim kapakun dhe vazhdojmë gatimin derisa salca të trashet dhe të lidhet. Në fund shtojmë pak uzo për një aromë më ndjellëse.
Komente
