Gjyveç pa mish me perime të stinës nga zonja Albana

19 Prill 2023, 11:43| Përditesimi: 19 Prill 2023, 11:44

  • Share

Gjyveç pa mish me perime të stinës

Përbërësit:

  • 500 gr qepë
  • 1 patëllxhan
  • 1 kg domate
  • 3 kungulleshka
  • 5 speca me tul
  • 100 gr bishtaja
  • 20 bamje (sipas dëshirës)
  • 1 fç oriz
  • 2 gjethe dafine
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë në vaj ulliri, patëllxhanin e prerë në kubikë, më pas kungulleshkat e prera mesatarisht, bishtajat dhe bamjet. Në fund të kaurdisjes shtojmë erëzat, orizin, specat dhe domatet. Shtojmë pak ujë dhe i lemë pak minuta të gatuhen. Më pas i kalojmë të gjithë përbërësit në një tavë dhe i vendosim në furrë në 200 gradë për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?