Glauk Konjufca: Vetëvendosje qeveri pa Listën Serbe

19 Shkurt 2021, 10:47| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 14:03

  • Share

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe një nga personat më të votuar në zgjedhjet e 14 Shkurtit ka theksuar edhe njëherë se qeveria e re nuk do të varet nga Lista Serbe, partia e minoritetit serb, e cila ka garantuar 10 vende në parlament.

“Deri tash po duket që të gjitha gjasat janë që qeverisja e VV’së do të jetë plus nja dy tre deputetë të pakicave jo-serbe. Nuk bën që Lista Serbe me qenë, si në qeverinë e Hotit, me kusht që ta bëjë 61’shin. Ne duhet ta bëjmë 61’shin pa Listën Serbe”, ka thënë Konjufca.

Konjufca, në intervistën e tij për mediat vendase ka lënë të hapur edhe mundësinë e bashkëpunimit me partitë tjera shqiptare.

“Me partitë shqiptare nëse na duhen, për një stabilitet më të gjerë, mund të bisedojmë. Por, kur t’ia shtojmë edhe mërgatën, me disa deputet që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti 1, me këta do ta bëjmë qeverinë me Kurtin kryeministër”, shtoi Konjufca.

Ndërkohë që ka theksuar se Vetëvendosje do të kalojë 50% e votave kur të numërohen edhe votat e diasporës. Ai gjithashtu tha se kur kuptohet se pothuajse çdo i dyti qytetar e ka votuar VV’në, kjo është një arritje e jashtëzakonshme sipas tij.

Konjufca ka theksuar se marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin nuk janë ftohur edhe pas bashkëpunimit më Vjosa Osmanin, apo renditjes së tij si i treti në listë.

 “Spo di veç me bo për dite nga një selfie me Albinin. Qe këtu jemi ne zyre jemi shumë mirë tu i bo planet së bashku. Nuk po di çfarë metode tjetër. 10 herë jemi sfidu me këtë. Më 2009 mi patën matur ditët. 12 ditët nuk janë parë Glauku me Albinin. Tash po duket se me orë. Qe 12 ore nuk janë takuar”, tha Konjufca.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?